Kriza, Berisha: Deficiti buxhetor të zbresë në 2.2%

Berisha në mbledhjen e Grupit të PD
TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e grupit të PD-së se Shqipëria do të zbatojë kriteret e vendosura në samitin e PPE në Bruksel në kuadër të Traktatit të ri ndërqeveritar që stimulon një qëndrim të ri të eurozonës dhe vendeve që duhet ndaj deficitit buxhetor dhe borxhit publik.
Sipas këtij deficiti buxhetor duhet të zbresë 2.2 % dhe nuk duhet të jetë më shumë dhe me disa sanksione për cdo moszbatim të kësaj disipline shumë të rëndësishme për të parandaluar në të ardhmen krizën e borxheve. Shqipëria nuk është vend anëtar, as kandidat, por Shqipëria do të adaptojë këto kritere si kritere të drejta e të shëndosha, të cilat i shërbejnë rritjes ekonomike të qëndrueshme- tha Berisha.
Ai ka theksuar se nga viti që vjen do të punohet për vendosjen në bazë të performancës financiare dhe makroekonomike të kërkesave që u vendosën në marrëveshjen ndërqeveritare të firmosur tashmë nga 25 vende anëtare të BE.