E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PD lidere e së djathtës, partizat s’do e dëmtojnë”

05-03-2012 / Gazeta 55

Tritan Shehu, deputet i PD-së

“Partia Demokratike nuk mund të dëmtohet nga çdo lloj formacioni politik që mund të lind, qoftë ky edhe brenda spektrit të djathtë”.
Kështu u shpreh dje deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili në një prononcim për mediat, thekson se partia që përfaqëson gëzon një mbështetje të madhe në elektorat dhe partitë e reja nuk mund t’i shkaktojnë asnjë dëm.
“Partizat e reja në të djathtën shqiptare nuk prekin forcën më të madhe politike në vend, Partinë Demokratike”.
Duke komentuar krijimin e një partie të re brenda marsit, e cilësuar si partia e Bamir Topi, deputeti Tritan Shehu shprehet i sigurt se asnjë pol i djathtë nuk do të pengojë fitoren e sigurt të demokratëve në 2013-ën.
“Partia Demokratike është lidere e së djathtës shqiptare, është forca kryesore politike në Shqipëri, është ajo që krijoi bazat e së djathtës në Shqipëri dhe forcën e saj nuk e bazon në ekzistencën e partizave të tjera. Ajo nuk preket nga shtimi ose pakësimi i partive të tjera”, u shpreh Shehu.
Por si e komenton largimin nga radhët e demokratëve të Gazmend Oketës kolegu tij, Shehu. “Ishte një vendim personal dhe i gabuar, është demonstrim i demokracisë individuale”, theksoi Shehu. Pas konfirmimit se partia e re e së djathtës për të cilën ka më shumë se një vit që po punohet do të bëhet publike në muajin mars eksponentë të së djathtës kanë deklaruar se partia e Bamir Topit nuk përbën asnjë kërcënim për PD-në e edhe pse pjesë e saj do të jenë figura të cilat kanë mbajtur pozicione të larta pranë selisë blu.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›