E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, PD dhe PS arrijne paktin

Klima e ashpersuar politike nuk duket se ka ndikuar negativisht tek bashkepunimi i dy partive te medha.

Demokratet dhe socialistet jane ulur serish ne nje tyreze per t’i dhene zgjidhje njeres prej reformave me delicate, kufizimit te imunitetit, qe jo vetem kerkon konsensus dypalesh, por prek drejtpersedrejti vete politikanet.

Pas mbledhjes me dyer te mbyllura, Keshilli i Legjislacionit, i drejtuar nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, njoftoi zyrtarisht per ndermarrjen e nismes se perbashket, e cila do te kete si rezultat final kufizimin e imunitetit.

Per nje draft konsensual po punojne se bashku demokrati Ilir Rusmali dhe socialisti Ylli Bufi, produkti i te cileve do te coje ne ndryshimin e Kushtetutes per kufizimin e imuniteteve.

Gjate ketyre tre vjeteve kjo ceshtje eshte bere objekt debati te forte mes demokrateve, te cilet kerkonin ta realizonin me ligj kufizimin e imuniteteve, ndersa socialistet, dyshues ne fillim, nepermjet kryetarit Edi Rama, pranuan me vone, se procesi mund te ndodhte vetem nepermjet ndryshimit te kushtetutes.

Duke e pare si te vetmen rruge per nisjen zyrtare te procesit, demokratet kane depozituar mesditen e se merkures edhe kerkesen per terheqjen e tyre nga iniciativa per rregullimin me ligj te kufizimit te imunitetit.

Kufizimi i imunitetit do te thote se nenit 73 te kushtetute do t’i bjere fuqia per piken dy te saj, qe do te thote se me miratimin nga parlamenti, deputetet apo ministrat mund te ndiqen penalisht nga organi i akuzes, si cdo qytetar i vendit, pa marre me pare lejen e kuvendit, sic ka ndodhur ne rastet e Lulzim Bashes apo Fatmir Mediut.

Ajo qe do te mbetet ne fuqi ehste pika 3 e ketij neni, e cila i mbron deputetet dhe ministrat nga ndalimi dhe arrestimi, pa marre me pare miratimin e parlamentit.

Por a do te mbetet vetem tek nje nen prekja e kushtetutes per imunitetet, kur ligji thelemltar i shtetit percakton qarte veshjen me imunitet jo vetem te politikaneve, por edhe te gjyqtareve ne te gjitha nivelet?

Pergjigja per kete pyetje mbetet ende e paqarte zyrtarisht dhe deklarimi i vetem publik pro ketij procesi ka ardhur deri tani nga demokratet.

Megjithate, duke u nisur nga njoftimi zyrtar i keshillit te legjislacionit, i cili flet ne numrin shumes kur permend draft amendamentet per kufizimin e imuniteteve, nuk perjashtohet mundesia e dhenies se pelqimit edhe nga socialistet.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›