E Diel, 1 Nëntor 2026

Kësh. për Legjislacionin shqyrton imunitetin parlamentar

Këshill per imunitetet konstatoi se nismat e ndërmarra deri tani në lidhje me çështjet e imuniteteve nuk kanë prodhuar rezultatin e dëshiruar. Per kete arsye, Keshilli rekomandoi miratimin e disa amendamenteve kushtetuese 

TIRANE-Këshilli për Legjislacionin mori sot në shqyrtim cështjen e imunitetit parlamentar. Ky Këshill konstatoi se nismat e ndërmarra deri tani në lidhje me çështjet e imuniteteve nuk kanë prodhuar rezultatin e dëshiruar. Në një mbledhje të tij sot Këshilli deklaroi se “vullneti për kufizimin e imunitetit duhet të konkretizohet në miratimin e amendamenteve kushtetuese, të cilat t’i përgjigjen standardeve europiane në trajtimin e çështjes së imuniteteve”. Për këtë arsye ky qëndrim do t’i përcillet të gjitha grupeve parlamentare në Konferencën e Kryetarëve, me qëllim që amendamentet kushtetuese të mbështeten nga të gjitha grupet parlamentare.
Për ta konkretizuar më tëj qëndrimin, Këshilli për Legjislacionin vendosi t’i kërkojë dy anëtarëve të tij, zotit Ylli Bufi dhe zotit Ilir Rusmali që të hartojnë draft-amendamentet për kufizimin e imuniteteve. Këto amendamente më pas do t’u jepen grupeve parlamentare për nënshkrim, për të vazhduar më tej me procedurat e Rregullores së Kuvendit për rishikimin e Kushtetutës.
Këshilli për Legjislacionin shpreh besimin se, me vullnetin e përbashkët të të gjithë grupeve parlamentare, kjo sfidë do të përfundojë me sukses.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›