Imuniteti, ekspertët: I tepruar për gjyqtarët
Faktorët politikë ndodhen në kulmin e debatit në lidhje me heqjen e imuniteteve të zyrtarëve apo jo. Ndërsa maxhoranca është frymëzuar nga këshillat e ndërkombëtarëve për të hequr “murin” e imuniteteve ligjore, pasi konsiderohet si pengesë për dhënien drejtësie, opozita mendon se heqja e imuniteteve mund të ndikojë në të kundërtën. Pavarësisht se në opinion është perceptuar si e drejtë heqja e imunitet të deputetëve dhe të zgjedhurve në përgjithësi, në lidhje me sistemin e drejtësisë debati ka pasur një rrjedhojë tjetër. Opozita ka këmbëngul në ruajtjen e imunitet aktual, ndërsa maxhoranca ka kërkuar reduktim. Por si funksionon në vendet e Bashkimit Evropian, atje ku Shqipëria aspiron të anëtarësohet me të drejta të plota? Ekspertët shprehen se në Perëndim funksionon ndryshe. Gjyqtarët nuk kanë statusin e të “paprekshmit” si në Shqipëri, por ndërkohë ruajtja e tyre fizike është e garantuar. Konstitucionalisti Gent Ibrahimi tha dje se standardi perëndimor nuk përjashton nga imuniteti sistemin e drejtësisë, por nuk kërkohet leje për të proceduar penalisht një magjistrat, gjë që në Shqipëri funksionon si i tillë. “Në botë po ecet drejt një standardi ndërkombëtar në lidhje me regjimin e imuniteteve të cilët duhet të përfitojnë magjistratët. Fjala është, imuniteti funksional i magjistratëve, askush, kurrkund, nuk ka folur ndonjëherë për heqjen totale të imunitetit të magjistratëve. Ligji thotë që gjyqtari nuk mund të procedohet penalisht pa pëlqim e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ndërkohë, standardi që përmenda pak më lartë, kërkon diçka tjetër. Kërkon që gjyqtari të procedohet penalisht, pa asnjë lloj autorizimi nga ana Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe vetëm kur të vijë puna tek formulimi i akuzës ndaj tij, të kërkohet pëlqimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, - u shpreh Ibrahimi. Një tjetër pikë e debatit ka qenë edhe imuniteti i prokurorëve, që sipas Gent Ibrahimit, prokurorët sot gëzojnë një imunitet të pakët. “Prokurori shqiptar gëzon më pak mbrojtje duke iu referuar standardeve evropiane që përmenda. Edhe prokurori, ashtu si gjyqtari duhet të gëzojë imunitet funksional, në kuptimin që të mbrohet nga kundërveprimet që vijnë si rezultat i vendimeve të detyrës së tij”, - tha Gent Ibrahimi. Një tjetër problem që shfaqet në vendin tonë, është mbrojtja kushtetuese që i bën Ligji Themeltar i Shtetit gjykatësve në Shqipëri. Kjo në fakt nuk është në asnjë vend të BE-së. Ndryshimi i kësaj, natyrisht do të kërkojë një shumicë të konsiderueshme në Kuvend, mes opozitës dhe maxhoranës, për të ndryshuar realitetin aktual ligjor. Në fakt, një gjë të tillë e ka kërkuar edhe lideri i maxhorancës, Berisha, i cili i ka bërë thirrje opozitës të japë pëlqimet e saj. “Në luftën kundër korrupsionit duhet të ecet në mënyrë bipartizane, ndaj dhe maxhoranca do të bëjë çdo përpjekje për të bashkëpunuar me opozitën në këtë luftë dhe në këto reforma. Normalisht, kurrë nuk mund të ketë interesa të ndryshme. Është opozita ajo që duhet të jetë më e interesuar për këtë luftë dhe është ajo që denoncon dhe lufton, por është edhe detyrimi më madhor ligjor e moral i saj, që fjalët t'i shoqërojë me vepra”, - është shprehur Kryeministri Berisha. Kjo, në fakt, do të kërkojë një iniciativë vërtet të gjerë, nisur edhe nga ndryshimet që janë bërë në Rregulloren e Kuvendit pas miratimit të ndryshimeve të fundit kushtetuese në prill të këtij viti. Në rast se kërkohet të ndryshohet Kushtetuta, duhet me doemos të ngrihet një komision i posaçëm parlamentar i cili duhet të shqyrtojë me ekspertë ligjorp kërkesat për ndryshim të Kushtetutës.
Imuniteti i gjyqtarëve
Kushtetuta
Neni 137
1. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndiqet penalisht vetëm me miratimin e Kuvendit.
2. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.
3. Gjyqtarët e tjerë mund të ndiqen penalisht vetëm me miratim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
4. Gjyqtari mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.
Administrata gjyqësore, rikthehet debati në Kuvend
Javën në vijim pritet që të nisë debati në lidhje me projektligjin e administratës gjyqësore, të cilin opozita e ka kundërshtuar ashpër. Komisioni i Ligjeve pritet të nisë diskutimet nen për nen, duke iu referuar edhe konkluzioneve të nxjerra nga grupet e interesit. Për sa u përket akuzave të opozitës, ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj i ka cilësuar të pabaza, pasi sipas tij, nuk ka asnjë arsye, qoftë edhe imagjinare, që ky projektligj do të kontrollojë gjyqësorin. “Të gjitha ato që sjell ky ligj të çojnë në një pikë. Administratë profesionale në shërbim të gjyqtarëve, administratë e mirëpaguar për t’u shërbyer më mirë jo vetëm gjyqtarëve, por edhe qytetarëve. Dhe realisht nuk i jap dot përgjigje pyetjes suaj. Nuk gjej dot asnjë lloj mundësie teorike që ky ligj të sjellë cenime të së drejtës së gjyqtarëve për të dhënë vendime të drejta dhe të shpejta ligjore. Është një ligj i rëndësishëm dhe duhet të kalojë me konsensus me të gjitha palët për të garantuar zbatimin e këtij ligji”, - ka shpjeguar Alibeaj. Në relacionin e projektligjit thuhet se për herë të parë në Republikën e Shqipërisë vendoset një trajtim normativ në kuadrin e ligjit për administratën gjyqësore. Ky projektligj do të jetë akti normativ me fuqinë e ligjit, i cili do të përcaktojë statusin, karrierën, të drejtat, detyrimet dhe pagesën e administratës gjyqësore. Sipas ministrit Alibeaj, drafti do të bëjë të mundur që të kemi një administratë më profesionale, cilësore dhe në shërbimin e saj ndaj gjyqësorit. Tashmë pritet që administrata gjyqësore të përfitojë dhe një dyfishim të pagës, trajtim ky që do të përfshihet në buxhetin e vitit 2009. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektvendimin përkatës dhe në planin e buxhetit të vitit 2009 janë parashikuar edhe efektet financiare. Projektligji është hartuar në bashkëpunim me kryetarët e gjykatave. Për realizimin e tij është marrë mendimi edhe i organizatave ndërkombëtare, EURALIUS dhe i Këshillit të Evropës.