Statuti i PS-së: Nëse humbet zgjedhjet, Rama largohet
Nëse Edi Rama, si kryetari i Partisë Socialiste, humbet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2009-ës, është i detyruar që të japë dorëheqjen. Në këtë pikë ku statuti flet qartë, ndërsa Edi Rama në tre vjet në krye të saj ka krijuar jo pak armiq, rezultati i zgjedhjeve kthehet edhe në një sfidë personale për të dëshmuar fuqinë e politikës së tij. Fitorja vetëm kundër së djathtës, në rastin e kreut socialist e humbet fuqinë, pasi lufta brenda partisë mbetet ende shumë e madhe. Nga ana tjetër, krerët e Partisë Socialiste në rrethe e kryesisht në veri që njihen si bastione të Partisë Demokratike, janë nën presionin e largimit pas çdo procesi zgjedhor. Si e tillë, PS-ja ka gjetur një zgjidhje, atë të sanksionimit të një zgjidhjeje që mund të sjellë largimin e menjëhershëm të tyre, por edhe qëndrimin në të njëjtin post edhe nëse humbasin. Ajo që mbetet e sigurt është se pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, degët e PS-së në rrethe do të pësojnë ndryshime pavarësisht rezultatit. Duke parë se zonat e veriut mbeten përherë një bastion i Partisë Demokratike, në statut është sanksionuar që krerët e degëve janë të detyruar që të largohen nga drejtimi nëse marrin një rezultat më të dobët se zgjedhjet paraardhëse. Duke parë se në zonat e veriut PS-ja kryesisht ka njohur humbje dhe rënie të elektoratit është vendosur ky sanksionim që të shpëtojë disa prej krerëve. Kjo i detyron krerët e rretheve që të punojnë më shumë me bazën që nëse nuk garantojnë dot fitoren, të paktën të mbajnë postin e tyre. Pavarësisht se çfarë ndodh me bazën, kryetari i PS-së mban përgjegjësi për rezultatin zgjedhor që do të korrë partia në zgjedhjet e 2009-ës. Nëse Rama rezulton të jetë humbës i këtyre zgjedhjeve, ai duhet automatikisht të largime nga ky post për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.
Statusi e parashikon qartë se në çfarë situatash kryetari i kësaj partie është i detyruar të largohet, mes të cilave përfshihet humbja e partisë në zgjedhjet e përgjithshme legjislative. Për të shmangur një lëvizje në të gjithë vendin, statuti parashikon që krerët vendorë të japin dorëheqjen vetëm nëse marrin një rezultat më të ulët se zgjedhjet paraardhëse. E gjithë kjo për të shmangur lëvizjet e degëve të PD-së në rrethe të veriut kur rezultatet zgjedhore të viteve paraardhëse kanë treguar se PS-ja ka shënuar rënie të rezultatit. Kjo do të sillte largime të shumta nga strukturat drejtuese, prandaj sanksionimi që nëse marrin të paktën një rezultat më të lartë se zgjedhjet paraardhëse i shpëton ata, por kjo nuk do të thotë që krerët vendorë “shpëtojnë” nga presioni i largimit pas rezultatit zgjedhor. Në këtë pikë kur edhe disa muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, PS-së i duhet të punojë fort për të fituar zgjedhjet në tërësi, por në fakt një rezultat pozitiv që do e kthente PS-në në pushtet dukjet se mbetet një sfidë personale e Ramës, i cili përmes tij ka një shans që të vendosë pushtet të palëkundur në parti, por edhe t’u tregojë “armiqve” brenda së majtës se ai mbetet kryetari i socialistëve.
Për kryetarin e PS-së
Mandati i kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur:
jep dorëheqjen;
partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative;
humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë. Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë
Për krerët e rretheve
14. Mandati i kryetarit të partisë të bashkisë/komunës është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur:
jep dorëheqjen,
shkarkohet për dobësi të theksuara në punë e shkelje të rënda të Statutit
ose nuk fiton në mocionin e votëbesimit të zhvilluar për të.
Në rast se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme e vendore është humbës ose më i ulët se në zgjedhjet paraardhëse, kryetari i partisë i bashkisë/komunës dorëhiqet automatikisht.
15. 1/3 e anëtarëve të partisë dhe 3/5 e anëtarëve të AS të bashkisë/komunës kanë të drejtë të kërkojnë mocion mosbesimi për kryetarin e Partisë të bashkisë/komunës.