Imuniteti i Mediut, opozita: “Policia t’i sekuestrojë telefonin Delijorgjit”
Balla: “Pas imunitetit të Mediut fshihet Berisha, që është takuar me Delijorgjin”
Çështja e heqjes së imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka nxitur debate edhe gjatë seancës së djeshme parlamentare. Ish-ministri Mediu kërkoi që Parlamenti të votonte që gjatë seancës së djeshme heqjen e imunitetit të tij, pavarësisht procedurave parlamentare. Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Topalli, tha se do të respektohen të gjitha procedurat parlamentare dhe së shpejti në Kuvend do të shqyrtohet raporti i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Ndërsa përfaqësues të opozitës u shprehën se pas imunitetit të Mediut po fshihet imuniteti i Sali Berishës.
Debati
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u shpreh në Kuvend se është plotësisht i hapur për lënien e imunitetit dhe hapjen e rrugës për hetim penal nga organi i Akuzës. Më tej Mediu theksoi se opozita, por dhe një pjesë e maxhorancës, por e përdorin çështjen e Gërdecit dhe imunitetin e tij për qëllime të qarta politike. “Përpjekja për të bërë prokurorin dhe gjykatësin si nga opozita, por dhe nga një pjesë e maxhorancës, është një lojë e pistë me qëllime të qarta politike. Unë kam qenë i pari që kam dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit vetëm për moral njerëzor dhe politik. Ndërkohë që përgjegjësia ime si ministër për demontimin e armëve në Gërdec është njëlloj e barabartë me përgjegjësinë e një kryetari komune apo bashkie. E theksoj se askush tjetër nuk është larguar nga posti për këtë ngjarje”, - është shprehur Mediu. Më tej ai theksoi edhe një herë se nuk ka asnjë lidhje me Delijorgjin. “Theksoj se unë nuk kam asnjë lidhje me Delijorgjin, as në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe as në mënyrë të tërthortë”, - është shprehur Mediu. Pas tij reagoi kryetarja e Kuvendit, Topalli, e cila informoi se anëtarët e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve janë duke përgatitur raportin, i cili do të paraqitet shumë shpejt në Kuvend. Ajo u shpreh se pas miratimit të imunitetit të Mediut në Kuvend do të miratohet dhe ligji për kufizimin e imunitetit të të gjithë deputetëve. “Grupi i maxhorancës, që në muajin shtator, ka depozituar kërkesën për këtë qëllim dhe mendoj se menjëherë pas heqjes së imunitetit të Mediut do të kalojmë ligjin “Për imunitetet”, - është shprehur Topalli. Pas saj ka reaguar deputeti i PD-së, Ngjela, i cili u shpreh mosbesues për heqjen e imuniteteve. Duke iu drejtuar Topallit, ai tha se ajo s’ka pse të marrë në mbrojtje askënd, pasi nuk ka marrë asnjë kacidhe nga Gërdeci. “Çne që je bërë kaq e nxehtë ti, se s’ke marrë asnjë kacidhe nga Gërdeci?! Kështu që rri, moj e shkretë, mbaj vendin se je mirë”, - është shprehur Ngjela.
Opozita
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i opozitës, Taulant Balla, është shprehur se pas imunitetit të Mediut fshihet Sali Berisha. Ai u shpreh në Kuvend se maxhoranca mbron Mediun për shkak se e di që hetimet e Prokurorisë do të çojnë pikërisht te Sali Berisha, pasi ky i fundit është takuar me Delijorgjin. Balla tha se Berisha e ka detyrim të japë llogari para Kuvendit përse është takuar me Delijorgjin. “Ju nuk ia hiqni imunitetin Mediut pasi e dini shumë mirë se hetimet e Prokurorisë do të çojnë te Berisha dhe ky i fundit duhet të japë llogari pse është takuar me Delijorgjin”, - është shprehur Balla. Ai shtoi se Mediu nuk duhet të abuzojë me fjalët, pasi sipas Ballës, ai komunikon në telefon me Delijorgjin, i cili ndodhet në qeli. “Edhe Mediu të mos abuzojë me fjalën, pasi i drejtohemi Drejtorisë së Policisë dhe t’i sekuestrojë telefonin atij që është në qeli”, - është shprehur Balla.
Topalli - Ngjela për imunitetin
Topalli: “Ju, zoti Ngjela, mos thoni brenda dy javëve. Ne kemi pesë vjet që kërkojmë miratimin e ligjit. Pas heqjes së imunitetit të Mediut ne do miratojmë ligjin”.
Ngjela: “Ju kurrë nuk keni për ta hequr imunitetin. Nuk keni vullnet. Pastaj, çne ti që je bërë kaq e nxehtë?! Se ti s’ke marrë asnjë kacidhe nga Gërdeci. Rri, moj e shkretë, sepse je mirë”.
Topalli: “Ligjin do ta miratojmë ne. Kjo ju ka ftohur juve, se do të miratohet ligji. Do të hiqen imunitetet”.
6 Qershor 2008