Kreditë e këqija, gati ligji i ri që shtrëngon procedurat për borxhlinjtë
Bankat marrin më shumë kompetenca për konfiskimet.
Ervin Koçi
“Të gjithë klientët e bankave private që kanë marrë kredi të ndryshme, individë apo subjekte qofshin, në rast se konsiderohen si “borxhlinj” për mosshlyerje në kohën e duhur të interesave bankare, do të jenë objekt i ndjekjes penale dhe u konfiskohen pronat e vëna si garanci”. Kjo gjë vjen pas kritikave të forta të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat e kanë detyruar qeverinë që të dërgojë për miratim në Kuvend një ligj që u jep bankave më shumë fuqi për të sekuestruar dhe shitur pasuritë e patundshme që qytetarët lënë peng për të marrë kredi. Ligji i ri, që është pjesë e reformës për Drejtësi, u jep të drejtën bankave që të nxjerrin në treg dhe t‘i shesin pengjet e kredive të pakthyera, jo më me çmim tavan, siç e detyron ligji ekzistues. Aktualisht ligji i ndalon bankat private që të shesin pasuritë e patundshme, që janë vënë si garanci kredish, me një çmim më të ulët nga sa i kanë vlerësuar ato në momentin që është bërë aplikimi për kredinë. Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, “kjo ka qenë një nga pengesat më të mëdha të ekzekutimit të kolateraleve në vendin tonë. Ky ishte dhe shqetësimi kryesor i Fondit Monetar”. Misioni i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë e konsideroi mungesën e këtij ligji si një nga problemet themelore të vendit, që minon stabilitetin financiar. Gerwin Bell u kërkoi autoriteteve që të miratonin me urgjencë ligjin, i cili është bërë i domosdoshëm për shkak të rritjes së fortë të kreditimit.
Kreditë
Rritja e madhe e portofolit të kredisë në tri vitet e fundit po shoqërohet, veç stimujve pozitivë për ekonominë, edhe me një efekt anësor të padëshirueshëm, atë të rritjes së kredive të pakthyera. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, deri në shtator të vitit 2007 kreditë e këqija në Shqipëri arritën në 3.4 për qind të totalit të kredisë, me një tendencë të qartë rritjeje në 3 vitet e fundit. Në vitin 2005 ky tregues ishte vetëm 2.3 për qind. Ndonëse niveli prej 3.4 për qindësh nuk cilësohet si alarmant, Banka e Shqipërisë ka filluar sakaq të shqetësohet nga ky fenomen, i cili dy deri në tri vite më parë ishte inekzistent për sistemin financiar. Guvernatori Fullani, gjithmonë e më shumë po paralajmëron bankat që të kenë kujdes me kredinë dhe mos të abuzojnë për shkak të konkurrencës në treg. Por pse ky shqetësim? Ekspertët parashikojnë se gjatë viteve të ardhshme kreditë e pakthyera në Shqipëri do të pësojnë një rritje të konsiderueshme. Sipas tyre, “më Shqipëri kredia është e re, sepse vetëm para tri vitesh filloi bumi i kreditimit të ekonomisë”. Ndërsa ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, ka thënë para disa kohësh për mediat se, “nuk ka vend që të ketë një rritje kreditimi në shifrat 70 për qind në vit dhe pas 5 vjetësh kreditë e këqija të mos rriten me 5 herë”.
Sinjalet paralajmëruese
Shtimi i portofolit të kredive të këqija nga ekspertët e bankave shihet si një “minë me sahat”. Sipas tyre, pritshmëritë për shtimin e huave të pakthyera dhe kriza e ndërtimit janë sinjale të forta paralajmëruese. Ata mendojnë se kreditë e pakthyera në Shqipëri, ndonëse ende në nivele të ulëta, janë një kërcënim serioz për stabilitetin financiar të vendit në të ardhmen. Aktualisht, më shumë se 3.4 për qind e totalit të kredisë në vend është raportuar nga bankat private si borxh i keq që nuk mund të mblidhet më. Por ekspertët parashikojnë që kjo shifër të rritet me ritme të larta gjatë viteve në vazhdim, kur shumica e kredive do të maturohen. Ndonëse Shqipëria konsiderohet si një vend jashtë rrezikut të krizës ndërkombëtare financiare, FMN paralajmëroi se qëndrueshmëria financiare e vendit kërcënohet nga disa probleme të brendshme. Bankat e kanë shumë të vështirë për të marrë masa ndaj kredive të pakthyera, ndërkohë që sektori i kreditimit prej dy vitesh ndodhet në një krizë. Të gjitha këto janë sinjale alarmi, që paralajmërojnë se stabiliteti financiar mund të tronditet në një të ardhme jo shumë të largët.
6 Qershor 2008