Korce 5 raste me grip ne pediatri. Vetem nje rast me A/H1N1
Numri më i madh i pacientëve gjatë muajit janar dhe shkurt në qarkun e Korçës kanë qënë të prekur nga virusi stinor, ndërsa me gripin A/H1N1 deri tani është ekzaminuar dhe po kurohet vetëm një pacient. Në moshat e rritura numri i të pacientëve të vegjël ndërsa në moshat pediatrike brenda një ditë vetëm në spitalin e fëmijëve paraqiten 30-50 femije, përvec vizitave në poliklinikat e lagjeve.
Pacientët e spitalit pediatrik paraqiten me rrufë, vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë, të vjella dhe shpesh herë edhe me komplikacione të rrugëve të frymëmarrjes.
”Pas ditës së tretë të shfaqjes së shenjave karakeristike është komplikacioni siç janë bronco-pneumonitë, anginat, domethënë qelbëzimi I grykëve dhe otitet. Do të këshilloja prindërit që me shfaqjen e këtyre shenjave duhet të marrin kontakt me mjekun e familjes dhe më pas të paraqiten sërish për një kontroll sepse shfaqen komplikcione” thotë Luan Belortaja, përgjegjësi i Shërbimit Pediatrik në Qendrën Spitalore Korçë.
Në urgjencën e qendrës spitalore bëhet e ditur se virozat e gripit nuk kanë shtuar numrin e pacientëve të rritur. Mjekët bëjnë të ditur se më me vështirësi gripin e kalojnë ata pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive.
Jorgjeta Gjanci