E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti i deputetëve mbetet ende pezull

Skaneri ndërkombëtar për Shqipërinë konstaton se Parlamenti ende nuk ka zgjidhur çështjen e limitimit të imunitetit të pjesëtarëve të tij. Referuar Parlamentit, përgjithësisht mund të vlerësohet si progresiv plotësimi i pjesës më të madhe të standardeve ndërkombëtare, sa i takon zgjedhjeve parlamentare. Këtu vihet theksi te adaptimi i Kodit Elektoral, përgatitja e listës së votuesve që plotësojnë këto angazhime europiane. Megjithatë, thotë Komisioni Europian, për shkak të zgjedhjeve klima politike është përkeqësuar dhe kjo pengon kryerjen e reformave. Në tërësi komisioni thotë se qeveria ka shënuar progres në forcimin e strukturave qeverisëse në drejtim të zbatimit të MSA-së, si prioriteti kyç i partneritetit europian. Megjithatë, vlerësohet se forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve, koordinimi dhe planifikimi strategjik për integrimin europian mbetet për t‘u bërë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›