E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Politika ndikon te pavarësia e medias"

Komisioni Europian ka shprehur kritika të ndjeshme edhe për botën mediatike në Shqipëri. Raporti thotë se gazetaria hulumtuese ka kontribuar në raportimin e praktikave korruptive. Megjithatë, vlerësohet se janë ushtruar veprime selektive ndaj operatorëve të medias, kryesisht presione financiare nga ekzekutivi dhe nxjerrje nga zyrat e tyre. Komisioni Europian vlerëson se bota e biznesit dhe interesat politike vazhdojnë të kenë ndikim të madh te mediat e pavarura. Kjo, në analizën e Komisionit Europian ndikon në aspektin e pavarësisë editoriale dhe kapaciteteve profesionale. Konstatohet se mbulimi medial i fushatës zgjedhore ishte shpesh paragjykues. Kritika të ashpra lëshohen në adresë të Televizionit Publik Shqiptar dhe Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›