Letra e Fyles drejtuar Berishës: Duhet dialog, hiqni imunitetin
Tiranë- Një javë më parë kryeministri Berisha mori një letër nga Komisionieri për zgjerimin Stefan Fule, por detajet e saj janë bërë publike vetëm sot.
Zyra e shtypit e kryeministrisë njofton se në letrën e tij Fyle ka kërkuar heqjen sa më shpejt të imunitetit, pasi kjo është një masë shumë e rëndësishme në luftën ndaj korrupsionit.
Me lini ne fillim te komentoj rrreth qeverise tuaj per punet e permbushura kete vit dhe rezultatet e arritura kaq shpejt nga te gjitha forcat politike se bashku ne Parlament. Me te vertetë , me pershtatjet e reja qe iu bene kodit elektoral me ane te nje procesi profesional dhe konsensual, ju jeni shume afer plotesimit te impelmentimit te marreveshjes politike te nentorit 2011. Ka dhe rezultate te tjera te mira te arritura, ne fushen e reformave te administrates publike, sic eshte gjyqesori, te drejtat e njeriut .Gjithashtu, mirepres edhe perpjekjet serioze te ndermarra lidhur me ndryshimet e nevojshme kushtetuese per heqjen e imunitetit, per te ecur me tej me nje legjislacion te ri ne fushen e administrates publike dhe per te zhvilluar nje lufte kunder krimit te organizuar me kete rruge te re. Ne te gjitha fushat mazhoranca dhe opozita jane te angazhuara ne debate serioze dhe konstruktive per te plotresuar reformat dhe objektivat e nevojshme,- shkruan ai.
Në vijim ai i ka kërkuar klasës politike më tepër bashkëpunim pasi kjo është e vetmja mënyrë për të plotësuar standartet e antarsimit evropian.
Mazhoranca dhe opozita kane mundesine per te ndertuar nepermjet ketyre zhvillimeve dhe te perparojne me tej ne dialog politik konstruktiv dhe te kompletojne punen per plotesimin e 12 prioriteteve. Ju si Kryeminister jeni ne pozicionin me te mire per te inkurajuar kete proces dhe per te promovuar gjithastu progresin e Shqiperise ne prespektiven europiane,-vijon Fyle.
Në përfundim ai shkruan se renia dakort dhe votimi per ndryshimet kushtetuesee per heqjen e imunitetit ne linje me standartet europiane do te jete nje hap krucial ne drejtimin e duhur. Reformat ligjore jane faktor kyc per te levizur drejt rruges se intergimit europian.
/IDEA/