E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten dy ushtarë serbë në kufi me Kosovën

Ministria serbe e mbrojtjes njoftoi se janë vrarë dy ushtarë serbë gjatë shpërthimit të një bombe të vjetër të NATO-s.

Dy ushtarët, sipas ministrisë humbën jetën duke e pastruar një fushë nga minat që kishin mbetur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Incidenti thuhet se ndodhi në afërsi të një barrake ushtarake në Malet e Kopaonikut në kufirin Serbi-Kosovë.

Qindra fusha të minuara ku ende gjenden bomba të pashpërthyera kanë mbetur në Serbi pas fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila u dha fund sulmeve të ushtrisë serbe mbi popullatën e Kosovës. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›