Fyle: Shumë pranë statusit, përmbushni detyrat e fundit

Fyle thekson se Shqipëria është shumë afër marrjes së statusit të vendit kandidat.
“Me të vërtetë, me përshtatjet e reja që iu bënë kodit elektoral, me anë të një procesi profesional dhe konsensual, ju jeni shumë afër plotësimit të implementimit të marrëveshjes politike të nëntorit 2011”, shkruan Fyle.
Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, kërkon nga politika shqiptare që të angazhohet në këtë periudhë të mbetur për të përmbushur të gjitha kriteret e mbetura. “Mazhoranca dhe opozita kanë mundësinë për të ndërtuar nëpërmjet këtyre zhvillimeve dhe të përparojnë më tej në dialog politik konstruktiv. Ju si kryeministër jeni në pozicionin më të mirë për të inkurajuar këtë proces dhe për të promovuar gjithashtu progresin e Shqipërisë në perspektivën evropiane”, shkruan Fyle.
Ai shton se rënia dakord për heqjen e imunitetit dhe ndryshimet kushtetuese, është një hap vendimtar për statusin. “Rënia dakord dhe votimi për ndryshimet Kushtetuese për heqjen e imunitetit do të jetë një hap krucial në drejtimin e duhur. Reformat ligjore janë faktor kyç, për të lëvizur drejt rrugës së integrimit evropian”, shprehet Fyle. /Start/
2012-08-02 08:21