E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Imuniteti, tani të bëhen lëvizjet konkrete”

Partia Demokrate e Re kërkon që tani të ndërmerren hapa konkrete për nismën për lënien e imunitetit, pas mbështetjes që i dha kësaj nisme edhe publikisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Nënkryetari i demokratëve të rinj, Tritan Shehu, tha dje se "ne kemi firmosur dhe draftin që është propozuar për këtë qëllim, sepse realisht pas gjithë këtij diskutimi që është bërë ka ardhur momenti që të merren hapa konkrete në këtë drejtim". Sipas tij, një pengesë e fortë deri tani ka qenë PS dhe grupi parlamentar i saj. Shehu vlerësoi se, "kjo tregon që pozita dhe opozita dinë të bashkëpunojnë për atë që konsiderohet me një rëndësi të madhe dhe në interes të përbashkët për vendin". Një ditë më parë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha gjatë një tryezë ku merrte pjesë kryeministri Berisha dhe kryetarja e kuvendit Topalli se, PS-ja është e hapur për të diskutuar çështjen e lënies së imunitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›