Turi i Berishës, në bashkitë e drejtuara nga opozita
Pas Sarandës e Shkodrës, turi "Shqipëria në NATO" që ka ndërmarrë kryeministri Berisha pritet të vijojë në tre nga qytetet, të cilat u humbën nga demokratët gjatë zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit.
Kështu gjatë ditëve të ardhshme, kreu i qeverisë ka përgatitur takime në qytetet e Vlorës, Korçës dhe Elbasanit, ku veç takimeve me elektoratin, kreu i qeverisë do të presë edhe një sërë shiritash për disa rrugë dhe ujësjellës. Edhe në këto takime kreu i qeverisë, pritet të kërkojë mbështetjen e qytetarëve në luftën ndaj korrupsionit, si dhe do të bëjë një analizë të qeverisjes në këto tre vite të koalicionit të djathtë. Prej një jave kryeministri Berisha ka nisur një sërë takimesh me qytetarët ku në qendër të fjalimeve të tij, ashtu si edhe në vitin 2005 kanë qenë lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe rritja e të ardhurave dhe shtimi i investimeve. Gjatë vizitës së dy ditëve më parë në Shkodër kreu i qeverisë, nuk la pa atakuar edhe dy krerët e partive opozitare, Edi Rama dhe Ilir Meta. Duke ironizuar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, Berisha e ka quajtur atë komitet të hipokrizisë kombëtare. "Ajo çka mund të them unë, është se krijimi i Komitetit Kombëtar për Shpëtimin e 'Dushkut' mund të quhet ndryshe Komiteti i Hipokrizisë Kombëtare. Le t'u kthejmë në memorie qytetarëve, kur këta njerëz që sot thërrasin rroftë 'Dushku' kishin 4 vjet që bërtisnin poshtë 'Dushku'. Çfarë mund t'u thuash këtyre". Ndërkohë që për krijimin e G99, kreu i qeverisë u shpreh se, "Nga ana tjetër, në Tiranë pikërisht në vendin e organizatës 'Debatik' u themeluan debatikasit e rinj. I patë vetë në terr dhe në errësirë dhe me këtë i them zotit Rama, se Shqipëria me debatikas nuk shkon përpara. Shkohet përpara me shoqëri informacioni, me shoqëri dijeje, shkohet përpara me vizione për të ardhmen dhe jo me nostalgjira për të shkuarën".