E Diel, 1 Nëntor 2026

Sëmundje të tjera që shkaktojnë erën e keqe të gojës

Halitosa me origjinë extraorale (që nuk lidhet me gojën) mendohet se kryesisht shkaktohet nga ajri që del nga stomaku nëpërmjet ezofagut në hapësirën e gojës 

gjatë momentit të reflukseve, apo dhe thjesht gjatë nxjerrjes së ajrit nga stomaku. Normalisht ezofagu është i mbyllur në të dyja anët me sfinktera, të cilët nuk lejojnë daljen në hapësirën e gojës të lëngjeve dhe erërave të stomakut. Por ka disa patologji të cilat japin probleme me halitozan si psh. pyloric stenosis dhe infeksionet nga helicobakteri pilori. Gjithashtu mund të shkaktohen nga sinuzite kronike, infeksionet e shpeshta të bajameve dhe trupat malinje në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Në rastet e bronkiteve, pneumonisë, abseset e mushkërisë, karcinomat e mushkërisë  shkaktojnë halitosë nga rrugët e poshtme të mushkërisë. Në disa raste halitozë e ka origjinën nga veshkat, mëlçia që janë të përfshira në sëmundjet sistemike të organizmit. Por jo vetëm kaq. Diabeti gjithashtu është një sëmundje që shkakton halitosën, por kjo vlen vetëm për ata pacientë të cilët nuk e kanë të kontrolluar mirë nivelin e sheqerit në gjak. Këta ankojnë për një erë karakteristike prej uthulle të ëmbël, gjë që shkaktohet nga  ketonet në gjak, të cilët e japin erën në mushkëri. Kjo e fundit e nxjerr jashtë nëpërmjet ajrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›