E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri: Vlerësojmë PS-në për imunitetin

Partia Demokratike vlerëson mbështetjen që opozita po i jep nismës për kufizimin e imunitetit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, vlerësoi pozitivisht deklaratën e dy ditëve më parë të kryetarit të PS-së, Edi Rama, për bashkëpunim në çështjen e kufizimit të imunitetit. Në një prononcim për mediat Xhaferri e vuri theksin në klimën e mirë politike në muajt e fundit, duke theksuar se "arritjet në procesin e integrimit në NATO dhe BE kanë ndikuar që politika shqiptare të jetë më evropiane". Ai u ndal tek problemi i korrupsionit, duke theksuar se, "korrupsioni ngelet ende një problem dhe në këtë kontekst vlen për t'u vlerësuar deklarata e opozitës në mbështetje ndaj nismës për heqjen e imunitetit, si një masë që do të ndikojë në rënien e perceptimit të korrupsionit tek qytetarët", shtoi Xhaferri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›