Meta: Nuk ka pretekste ligjore për referendumin
Asnjë pretekst ligjor nuk do mundë të ndalë referendumin për Kushtetutën.
Aristir Lumezi
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, një ditë pas protestës së gjerë të qytetarëve në sheshin "Skënderbej" pro referendumit për Kushtetutën, siguroi qytetarët se vullneti i tyre do të shprehet i plotë dhe pa pengesa. "Kushdo që do përpiqet që të sajojë pretekste ligjore, për të penguar popullin që të shprehë vullnetin e tij dhe të mbrojë veten e tij, do të mbetet i mjerë", tha Meta. Gjatë një konference për shtyp, i pyetur lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Socialiste për zgjedhjet e 2009-ës, mundësi e cila është lënë e hapur nga ana e kreut të PS-së, Meta deklaroi se, "të gjithë janë të mirëpritur të reflektojnë, madje dhe të ndihmojnë veten për të korrigjuar pendesën që mund të ndjejnë". Kreu i LSI-së falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në mitingun e së shtunës, ndërsa nënvizoi se, "me këtë rast dua t'i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë, që ndjehen të cenuar në liritë dhe sovranitetin e tyre, se referendumi, i cili tashmë ka nisur me fjalën e sovranit në sheshin 'Skënderbej', është i pandalshëm". I sigurt se referendumi do të zhvillohet siç e kërkon vullneti i popullit, duke dhënë verdiktin e tij për ndryshimet a fundit në Kushtetutë, Meta u shpreh se, vullneti i popullit nuk mund të pengohet nga anët teknike. "Dua t'i siguroj të gjithë se nuk do të ketë teknikalitet dhe pretekst ligjor, që të ndalë mbi një milion shqiptarë, për të shprehur vullnetin e tyre dhe për të marrë pjesë, jo thjesht në një referendum, por në një plebishit të vërtetë në mbrojtje të demokracisë", shtoi Meta. Kreu i LSI-së e konsideroi mjaft të rëndësishëm votën e popullit për Kushtetutën që vetë ai e miratoi në 1998 përmes referendumit. "Ky proces referendar dhe plebishitar është i pandalshëm dhe nuk do të jetë e largët dita, që populli shqiptar do të votojë me referendum dhe do të rikthejë republikën parlamentare, duke i dhënë fund tiranisë së Sali Berishës, të sanksionuar në natën e errët të 21 Prillit", u shpreh Meta.