Ina Rama: Gjyqtarët, jo me imunitet
TIRANE- Në tryezën e sistemit për drejtësi, Prokurorja e Përgjithshme deklarohet e shqetësuar për imunitetin i cili vesh gjyqtarët në Shqipëri, gjë e cila bën të pamundur hetimin e tyre në rast shkeljesh. Njeriu që drejton organin qendror të akuzës prej dy vjetësh, ka deklaruar se ndryshe nga prokurorët që mund të hetohen, gjyqtarët që duke filluar nga shkalla e parë deri tek gjykata e lartë, nuk mund të preken pavarësisht akuzave që mbërrijnë për ta.
“Më problematikja është që ndërkohë që ne kemi mundësi të hetojmë prokurorët, nuk kemi mundësi të hetojmë gjyqtarët sepse ata kanë imunitet sipas Kushtetutës. Në momentin që zyra e prokurorit të përgjithshëm kërkon të merret autorizimi për procedim penal ndaj gjyqtarit, dhe flasim këtu përgjithësisht për vepra me natyrë korruptive, në këtë moment hetimi është bërë publik dhe është e pamundur të hetosh në mënyrë publike një aferë korruptive. Është e pamundur të hetosh një gjyqtar për korrupsion kur gjyqtari e di që po hetohet për korrupsion” u shpreh kryeprokurorja.
Reagimi i ashpër i Prokurores së Përgjithshme vjen pas dy vendimeve të Gjykatës së Lartë e cila mbylli për cështje procedurash dy super proceset e organit të akuzës që kishin të bënin me ministrin Mediu për Gërdecin dhe ministrin Basha për rrugën Durrës-Kukës. Kryeprokurorja ka nënvizuar mungesën e anëtarëve të Gjykatës së Lartë në këto takime, ku debatohet për problematikën e sistemit të drejtësisë.
“Do doja shumë që në këtë diskutim të ishin dhe anëtarë të Gjykatës së Lartë apo përfaqësi nga kjo gjykatë si një hallkë shumë e rëndësishme që mund të ndikojë në përmirësimin e reformës së sistemit të zgjedhjeve ” theksoi Rama.
Kryeprokurorja ka vërejtur korporatizmin që ekziston në radhët e gjyqtarëve , në momentin që në bankën e të akuzuarve ndodhen kolegët e tyre.
Numri një i organit të akuzës ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha hallkave shtetërore duke ju përgjigjur në këtë mënyrë vërejtjeve të konstatuara në progres raportin 2009. (e.n/News24/BalkanWeb)