E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mardhëniet me Italinë të shkëlqyera

TIRANE- “Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë të shkëlqyera dhe të një partneriteti strategjik” kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm, Ilir Meta pas kthimit nga Italia ku u takua me homologun Fratini. Në një konferencë për shtyp, Meta njoftoi dhe për nënshkrimin e një protokolli të ri 5 vjecar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë janë të shkëlqyera, të cilat jo vetëm do të kenë një ndikim shumë pozitiv për zhvillimin e Shqipërisë por edhe për vetë stabilitetin e të gjithë rajonit tonë në mënyrë të vecantë të Ballkanit perëndimor. Shumë shpejt pritet të firmoset edhe protokolli i ri për bashkëpunimin ekonomik 2009-2014” u shpreh Meta përpara mediave.

Ministri i jashtëm foli dhe për kërkesën e opozitës për hapjen e kutive duke theksuar se cështja e zgjedhjeve të 28 qershorit është e mbyllur.

“Tashmë vlerësimi për zgjedhjet është dhënë nga gjithë komuniteti ndërkombëtar. Ky është një kapitull i mbyllur.Opozita është e mirëpritur të marri edhe shumicën në komisionin parlamentar i cili mund të bëjë hetimin brenda kufijve që njeh legjislacioni ynë dhe që garanton Kushtetuta jonë” theksoi Meta. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›