E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strehoet familja e dhunuar në Pukë

PUKE-Pas apelit në news24, gruaja e dhunuar nga bashkëshorti i saj dhe 4 fëmijët më në fund kanë lënë spitalin e Pukës për t’u strehuar përkohësisht në qendrën e shërbimit social në Shkodër. Inspektorë të shërbimit social të cilët kanë mbërritur ditën e sotme në Pukë kanë marrë Lirie Nezirin dhe katër djemtë të cilët ndodheshin në komisariatin e rrethit në pritje për tu nisur drejt Tiranës.
Mësohet se 5 anëtarët e familjes Neziri aktualisht ndodhen në qendrën sociale në Shkodër, ndërsa kryfamiljari Brahim Neziri është shoqëruar nga forcat e policisë paraditen e sotme. 53-vjecari akuzohet se ka keqtrajtuar fizikisht gruan dhe fëmijët, ndërsa i ka dëbuar ata nga shtëpia, duke i braktisur mes katër rrugëve. Historia u bë publike vetëm një ditë më parë nga neës24 dhe sot nga Gazeta Shqiptare, duke vënë në lëvizje strukturat përkatëse për ndalimin e Brahim Nezirit dhe strehimit e pjesës tjetër të familjes.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›