Vlorë, aktivitete në kuadër të javës së gjuhës italiane
VLORË- Java e gjuhës italiane në Vlorë ka shënuar ditë të ngjeshura me aktivitete në qendër të të cilave ka qenë arti kultura dhe teknologjia. Dy ditët e fundit duket se ishin dhe kulmi i këtij organizimi, nismë e konsullatës italiane në qytetin bregdetar. Projektime, filma shkencorë dhe një ekspozitë me makineritë e Leonardo da Vincit të riprodhuara përbëjnë dhe programin e aktiviteteve.
Java e gjuhës italiane e cila nisi për herë të parë në vitin 2001, së bashku me organizatorët ka qenë prezente edhe në qytetin e Fierit me të njëjtin intensitet aktivitetesh , synimi i të cilave është promovimi i gjuhës dhe kulturës italiane në të gjithë botën , nëpërmjet rrjetit diplomatiko-konsullor italian. (e.n/News24/BalkanWeb)