E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama: Ja pikat e reformës në Prokurori

• TIRANE – Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka konfirmuar reformën e pritshme në institucionin e akuzës gjatë diskutimeve në tryezën e organizuar nga presidenti dhe KLD-ja për reformën në drejtësi. Ina Rama është shprehur pro kufizimit të mandatit të kryeprokurorit, ka kërkuar parashikimin në ligj të sistemit të vlerësimit e karrierës së prokurorëve, ka kërkuar më shumë pavarësi për përfaqësuesit e akuzës dhe ndërhyrje për rregullimin e kuadrit ligjor që rregullon veprimtarinë e Policisë Gjyqësore. Kjo e fundit, sipas Ina Ramës, është bërë problem dhe shkak zvarritjesh në disa hetime penale dhe në ekzekutimin e disa vendimeve të kësaj natyre. Kryeprokurorja ka kërkuar gjithashtu ndryshimin e strukturës aktuale të Prokurorisë së Përgjithshme, përcaktimin e detajuar të kompetencave të zyrtarëve të këtij institucioni dhe rritjen e kontrollit të prokurorëve më të lartë tek prokurorët më të ulët. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›