Kryesia e PS, zbulon Ylli Dylgjerin
• Ylli DylgjeriHaaaa… e çuditshme, por e vërtetë. Më erdhën më në fund telefonatat mikluese nga Kryesia dhe deputetë të PS, pas shkrimit të botuar nga unë, pak ditë më parë, në gazetën PANORAMA ...me titullin “KONGRESI I INTERPOLIT DUHET BERE NE SHQIPERI!Dialog në fije të telit me PS M: E kishe qarë shkrimin, po fotografia sidomos ishte gallatë e madhe!U: Kështu pra, erdhët te qëndrimi ynë!M: Ishte qëndrim i ri i Lëvizjes apo …hem ia drodhe Nanos?J: Tani po, je socialist i vërtetë!E: Je i madh, ia kishe fut doktorit.T: E dija unë, s’lëviz kollaj nga e majta Dylgjeri? Monolog nga i Lëvizuri Pas këtyre telefonatave kalova në depresion mendor. Pagjumësi, ecja natën vetëm përpara selisë së PS, përshëndesja çdo fuoristradë që më kalonte pranë dhe një natë vura flamurin me stemën e PS në ballkonin e pallatit ku banoj. Ishin këto disa nga veprimet mirënjohëse që munda të bëj shpejt për “heronj të heshtur” të politikës së majtë, që i ranë telefonit tim pas heshtjes së rëndë që i kishte pllakosur pas fillimit të Lëvizjes Nano dhe Koçi(jo Xoxe).I deprimuar mendoja… se “Lëvizja” është quajtur antagoniste dhe për këtë shkak të jetë ngatërruar me luftën e ftohtë që zhvillonin superfuqitë qëmoti? Prandaj unë i Lëvizuri, me shokët e mi u trajtuam si urithët e… agjenturave të huaja? Bëhesha esëll kur dëgjoja Doktorin në TV që thoshte: Jam kryetar shteti unë, i kam parë kartelat tuaja! Por ishte prapë gënjeshtër. Ne(Lëvizja), markoheshim për së largu nga “agjentë specialë” të PS, sapo vendosnim për datën e mitingut të radhës që do ta bënim në qendër të qyteteve? Këtë ma konfirmoi edhe miku im X, kur më dha një “informacion sekret” në një kafe pa drita se: për NE, ju jeni më të zinj se PD, bashkë do shihemi më rrallë dhe do përdorim një telefon tjetër… Sigurisht, në formë dhe përmbajtje kështu u zhvilluan marrëdhëniet. Edi Rama na ka shpallur “person non grata” për PS. Qëndrimet tona janë politikisht të papranueshme. “NE” kemi projekt tjetër, ndërsa “ato” le të bashkëpunojnë me Berishën. “Ne”, jemi politikë e re, “ato” kanë lakra në kokë.Në memorien time të gjitha këto përballje sot me PS-në, më kthyen në kohën kur punoja si instruktor i rinisë në KQ BRPSH. Kanë kaluar nga ajo kohë 20 vjet dhe përsëri vitet tutje dhe ne tehu! Gjithsesi të shkuara. Unë jam i butë dhe reflektova. Tani po pres pa durim të më vi një gazetar nga “Zëri i Popullit” për të më intervistuar rreth reflektimit tim. Mirë do jetë po t’i ketë shkuar në mendje partisë të më sjellë edhe ndonjë televizion. Unë besoj më shumë te NEËS 24, pa le të më thërrasin të: 5 pyetje nga Babaramo! S’do ta lija të më pyeste, do t’i bëja vetë edhe pyetjet, edhe përgjigjet. Kështu bëhen intervistat tani. Babaramon e kam herë pas here mik dhe do ta lija vetëm të krifej me... dorë. Ai është më afër Partisë se kushdo dhe partia është si nëna, i ndërgjegjëson vetë njerëzit. Tani kam filluar të besoj se pas atij shkrimi, mund ta pi edhe një kafe te klubi i Shefikatit, e njoh prej kohësh atë klub. Shpejt mund t’u ngjitem shkallëve të PS …dhe të takoj edhe vetë shokun Edi. Nuk rri pa më takuar ai. I pëlqen njerëzit që kanë ide dhe ia thonë ballas. I propozova goxha projekt. Nuk besoj se është kundra, pastaj për arritjet e krimit të organizuar do flasim, pak njohje ka Ai? Po s’votoi edhe për Kongresin e Interpolit në Shqipëri, ç’i mbetet tjetër. “Ekonomia e tregut” ka marrë një kuptim kriminal në Shqipëri. Njerëzit janë gati të bëjnë gjithçka për para. Jo, jo, e ka mirëpritur. Edi është transparent, e pëlqen sinqeritetin si marrëdhënie miqsh. Këtë ka bërë edhe këto dy vjet në krye të PS: Vetëm dialog gju më gju me fshatin. A nuk e pamë para ca ditësh në TV, kur pasi fërkoi kalin, fërkoi dhe djalin. Unë si besoj më gojët e liga, që thonë se kur e takon në zyrë, nuk të flet po të dërgon SMS, ose shkarravit mbi memot ose.., të shpon te barku e të bën tatu. Pallavra biznesmenësh. Po ma kërkoi këtë mua, do t’i pozoj, si të dojë ai, qoftë edhe zhveshur. Ai është si prindi tani për mua. Ai meriton mirënjohjen dhe vlerësimet e mia. Unë po pres. Dhe ju miqtë e mi prisni, po njëherësh mos ma ndani telefonin. Të bëjmë Kongresin e Interpolit në Shqipëri, pastaj të tjerat. Unë nuk lëviz më pa realizuar projektin tim. Po s’u realizua nga palët që kanë marrë përsipër reformën në drejtësi, çfarë bëmë atëherë këto 2 vjet? Durim miq.