Topi emëron në rrethe 12 magjistratët e propozuar nga Sollaku
• TIRANE – Prokuroritë e pesë rretheve të ndryshme të vendit janë “pasuruar” dje me magjistratë.Presidenti Topi dekretoi emërimin e 12 magjistratëve në prokuroritë e rretheve, duke “larguar” nga Tirana edhe ata studentë që kishin kryer stazhin profesional në kryeqytet. Nuk dihet nëse shpërndarja e magjistratëve në rrethe është bërë me qëllimin për të pasuruar institucionet e akuzës në këto qytete me prokurorë të rinj të përgatitur. Burimet jozyrtare pohojnë, se mosemërimi i magjistratëve në kryeqytet dhe në Durrës, ku para transferimeve të kërkuara nga Ina Rama, ka pasur vende të lira, tregon një strategji të qartë për t’i konsideruar këto dy prokurori si institucionet elitë të akuzës shqiptare. Megjithatë, Shkolla e Magjistraturës është shkalla më e lartë e përgatitjes arsimore për prokurorët shqiptarë, pavarësisht se përvoja në punën hetimore, trajnimet dhe specializimet e ndryshme ndikojnë në vlerësimin e secilit punonjës të institucionit. Shpërndarja e magjistratëve në prokuroritë e ndryshme të rretheve mësohet se nuk është një vendim i presidentit, por miratim që kreu i shtetit i ka bërë skemës së emërimeve të kërkuar nga ish-prokurori i Përgjithshëm Sollaku. Bazuar në një studim të brendshëm institucional, rreth dy muaj më parë ai kërkoi emërimin e 12 magjistratëve në prokuroritë e rretheve. tr.so EMERIMET E MAGJISTRATEVE1. Ornela RRUMBULLAKU, emërohet në Kavajë2. Elida CELAMI, emërohet në Lushnjë3. Elfrida BREGOVA, emërohet në Kavajë4. Maksim SOTA, emërohet në Vlorë5. Julian XHENGO, emërohet në Fier6. Alma KOLA, emërohet në Fier7. Ndini TAVANI, emërohet në Lushnjë8. Endrit BIMI, emërohet në Lushnjë9. Arens ÇELA, emërohet në Lushnjë10. Sonila DOMI, emërohet në Krujë11. Bujar MEMIA, emërohet në Kavajë12. Elsion SADIKU, emërohet në Korçë