Ina Rama-Motta, bashkepunim per hetime paralele te krimit
Tirane-Prokuroria shqiptare dhe ajo italiane, angazhohen per bashkepunim te ngushte ne ceshtje ne interes te te dy paleve. Kjo u konfirmua pas takimit te zhvilluar dje mes prokurores se Pergjithshme Ina Rama dhe kryeprokurorit te Antimafias se Leces Cataldo Motto. Biseda mes tyre eshte perqendruar ne ceshtje konkrete ne interes te dy paleve,jane pikerisht ato ceshtje ne hetim qe ndiqen ne menyre paralele nga dy prokurorite. Gjate bisedes mes paleve eshte folur me terma konkrete per nje bashkepunim me te ngushte, per gjetjen e metodave dhe rrugeve sa me te efektshme per hetime me interes te dyanshem. Gjate ketij takimi eshte prekur ceshtja e shtetasve shqiptare qe kane kryer vepra kriminale si ne Shqiperi ashtu edhe ne Itali, ku per kete fakt palet thane se nevojitet bashkepunim fleksibilitet per te arritur rezultate konkrete. Takimi i djeshem, vjen pas atij te zhvilluar pak kohe me pare ne Lece nga kryeprokurorja shqiptare Ina Rama, vizite e cila u finalizua me nje operacion te perbashket dhe te suksesshem per arrestimin e dhjetra shtetasve shqiptare dhe te huaj qe akuzohen per vepat penale te trafikimit te lendeve narkotike. L.K