E Diel, 1 Nëntor 2026

Motta: Kriminelet duhet te goditen tek pasuria

Tirane-Kreret e drejtesise italiane vleresojne luften pa kompromis te pales shqiptare ndaj trafikut te droges. Per te shprehur kete vleresim, si dhe vazhdimin e bashkepunimit mes dy vendeve, erdhi ne Tirane, prokurori i Antimafias se Leces, Cataldo Motta. Diten e djeshme ai zhvilloi nje sere takimesh me drejtues te larte te Policise se Shtetit, Ministrise se Brendshme dhe Prokurorise se Pergjithshme. Pas takimit dy palesh Burgaj dhe Motta, dolen ne nje deklarim te perbashket per mediat. Ne lidhje me ligjin e sapo miratuar “Antimafia”, prokurori italian tha se “aspekti me i rendesishem i ketij ligji eshte goditja e pasurive mafioze, sepse kufiri i ri i kontrastit te ketyre formave te reja te kriminalitetit eshte qe te godasesh organizaten kriminale tek burimet e tyre pasurore, kjo eshte me e rendesishme se privimi i lirise personale”. Ndersa lidhur me punen e bere 5 vitet e fundit nga Shqiperia per goditjen e trafikut te droges, Motta tha se “goditja kunder droges eshte permiresuar mjaft kjo per merite te autoriteteve shqiptare”. Ai permendi disa operacione te perbashketa policore. Duke iu referuar operacionit “Sun Rise”, qe coi ne arrestimin e 52 personave te perfshire ne trafikun e droges, Motta tha se “ky ishte rasti i pare pilot dhe pame qe mund te vazhdojme ne kete rruge. Shpresojme qe bashkepunimi te jete ne kete nivel dhe ne te ardhmen”. Ndersa Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, tha se rezultatet e bashkepunimit me misionin Interforze dhe Guardia di Finanza, kane qene konkrete. Ai tha se ne kete takim u fol edhe per fusha te tjera qe kane te bejne me luften kunder krimit dhe jo vetem atij te organizuar, por dhe per ceshtje te tjera me qellim thellimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat. L.Koraqi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›