Nikolla: Skandali me faturat e energjise ne shkolla
“Ndersa jemi perballur prej kohesh me ankimimet e qytetareve mbi faturat e energjise elektrike, prej me se nje viti ne minibashkine Nr.1 jemi deshmitare te nje akti me shume se arbitrar dhe abuzues te OSSH, kompani ne te cilen shteti shqiptar vazhdon te kete 25% te aksioneve. Pas paraqitjes se perseritur se faturave tejet te shtrenjta te energjise elektrike per disa nga shkollat ne minibashkine Nr. 1, grupet tona te verifikimit kane kontrolluar faktet. Realiteti me te cilin na kane perballur keto verifikime, eshte trondites. Jo vetem qe konsumi i energjise elektrike nga shkollat ne minibashkine numer 1 nuk ka qene ne nivelet e faturuara nga punonjesit e OSSH, por madje keto shifra jane fryre disafish duke rritur padrejtesisht kostot per shkollat”, ka qene deklarata e kryetares se njesise Nr. 1, Lindita Nikolla. Protesta ka pasur dhe ne Shkoze ku ka qene dhe deputeti Bushati.