Ina Rama; Ndërprerja e hetimeve nga gjykata, apeluam vendimin
Deklarimi, pas nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit të Prokurorisë shqiptare dhe asaj spanjolle, në partneritet me Këshillin e Lartë Gjyqësor të Magjistraturës së Italisë. Financimi me vlerë 800 mijë euro i BE-së, në kuadër të mbështetjes së Prokurorisë së Përgjithshme për të ndërmarrë inspektime dhe vlerësime për prokurorët
Hetimet për rrugën Durrës-Kukës janë ndërprerë dhe nuk po zhvillohet asnjë veprim hetimor. Fakti është konfirmuar nga Kryeprokurorja Ina Rama, e cila iu përgjigj interesimit të medias, duke deklaruar se “mbyllja e hetimeve është bërë me vendim gjykate”. Sipas znj. Rama, kjo mbyllje e hetimeve bazohet në ligj. Ajo iu përgjigj shkurt interesimit të mediave për këtë çështje, duke shtuar se “për sa kohë ka një vendim gjykate, hetimet janë bllokuar. Por, Prokuroria nuk do të tërhiqet ndaj këtij vendimi, të cilin e respekton, por gjithashtu e konteston”. “Gjykata e Tiranës para pak ditësh ka vendosur të shfuqizojë vendimin tonë për zgjatje të afatit të hetimeve. Ky është një vendim gjykate, por ne nuk jemi dakord për këtë vendim dhe këtë e kemi apeluar në Gjykatën e Apelimeve. Gjithsesi, ky është një vendim që do të merret në konsideratë nga ana jonë për t’i dhënë rrugë hetimeve për çështjen Durrës-Kukës”. “Aktualisht për shkak të dispozitave të ligjit nuk mund të bëjmë hetime. Ne jemi të detyruar të mos bëjmë asnjë veprim hetimor për ato që kishim parashikuar”, - tha Ina Rama. Bëhet fjalë për vendimin e gjykatës, pas kërkesës që bënë dy prej personave nën hetim, Armand Teliti e Andi Toma, për mosshtyrje të mëtejshme të hetimeve për Durrës-Kukës. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata, e cila hodhi poshtë në këtë rast kërkesën e Prokurorisë për shtyrje të mëtejshme të hetimeve për rrugën Durrës-Kukës.
Lohan
Duhet të ruhet balanca në punën e prokurorisë
Në ceremoninë e binjakëzimit ishte i pranishëm edhe ambasadori i KE-së, Helmut Lohan. Ambasadori i KE në Shqipëri, Lohan, vlerësoi rolin e Prokurorisë shqiptare. Sipas tij, Prokuroria gjatë gjithë këtij viti ka qenë në qendër të debateve, qoftë në media apo jashtë saj, sepse është marrë me hetime të rëndësishme, siç kanë qenë rruga “Durrës-Kukës”, “Gërdeci” apo “Fazlliç”. Lohan vuri në dukje balancën që duhet të ruhet në punën e prokurorisë. Në këtë kuadër ai vërejti pikërisht përgjegjësinë e prokurorëve përpara ligjit dhe nga ana tjetër pavarësinë nga e cila duhet të karakterizohet ky institucion. Sipas Lohan, kjo balancë është një prioritet që është kërkuar dhe në raportet e KE-së për Shqipërinë.
Alibeaj
Sistemi i vlerësimit të prokurorëve, i rëndësishëm
Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Alibeaj, i cili ishte i ftuar në këtë takim, duke iu referuar Reformës në Drejtësi, konkretisht në prokurori, veçoi si të rëndësishëm sistemin e vlerësimit për prokurorët. “Kur flitet për pavarësi në prokurori duhet të dihet deri ku shkon limiti i atij që i përcakton detyrat e kush i kontrollon ato. Këta elementë kanë qenë të munguarit e mëdhenj të një Sistemi të Vlerësimit dhe do jetë i suksesshëm nëse është i gjithëpranueshëm, i lexueshëm e i kuptueshëm nga të gjithë”, - tha Alibeaj.
Marrëveshja
BE, 800 mijë euro për inspektimin e vlerësimin e prokurorëve
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nga dje nis zbatimi i projektit të binjakëzimit të Prokurorisë shqiptare dhe asaj spanjolle, në partneritet me Këshillin e Lartë Gjyqësor të Magjistraturës së Italisë. Financimi, me vlerë 800 mijë euro i Bashkimit Evropian, bëhet në kuadër të mbështetjes së Prokurorisë së Përgjithshme për të ndërmarrë inspektime dhe vlerësime për prokurorët. Projekti në fjalë do të asistojë Prokurorinë e Përgjithshme në përmirësimin e sistemeve të veta profesionale të menaxhimit dhe praktikave të punës, në mënyrë që të rrisë eficencën, transparencën dhe drejtësinë e funksioneve të Prokurorisë në Shqipëri. Ekspertët do të punojnë në ngritjen e një drejtorie të re të inspektimit dhe vlerësimit brenda Prokurorisë së Përgjithshme me metoda profesionale përzgjedhjeje dhe trajnimi të hetuesve dhe vlerësuesve. Gjithashtu, do të futet një sistem shpërblimesh nëpërmjet promovimeve dhe rritjes së rrogave. Për më tepër, do të jepen trajnime për procedura efektive dhe eficente për mbikëqyrjen e hetimeve për të përmirësuar punën e prokurorisë dhe kohëzgjatjet e procedimeve të rasteve.
Prokuroria e Përgjithshme
Analiza, viti 2008, më mirë se një vit më parë
Prokuroria e Përgjithshme analizoi dje punën e bërë gjatë 6-mujorit të parë të vitit në vazhdim dhe bëri krahasimet me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Duke evidentuar treguesit e veprave penale, Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur dje se gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2008 janë regjistruar në total 8662 procedime penale, nga të cilat 308 procedime në bazë të Kodit Penal Ushtarak (KPU). Këtë 6-mujor, organi qendror i akuzës e ka krahasuar me vitin e kaluar, duke shtuar se “në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2007, në vitin 2008 procedimet penale në total janë rritur me 14%, ose duke përjashtuar procedimet sipas KPU, me 16%. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2007 janë regjistruar 7.477 procedime penale, nga të cilat 450 janë regjistruar në bazë të KPU”. Ndërsa, në lidhje me shtrirjen gjeografike të procedimeve penale, të dhënat tregojnë se në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë regjistruar 2.178 procedime penale me 957 të pandehur ose 25% të numrit total të procedimeve dhe 19.3% të numrit të pandehurve në shkallë vendi. “Prokuroritë e rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan kanë regjistruar 4.656 procedime penale me 2.021 të pandehur ose 53.7% e numrit total të procedimeve dhe 41% e numrit total të të pandehurve”, - bëri të ditur Prokuroria e Përgjithshme. Ndërsa, sipas tyre, procedimet penale të regjistruara në prokuroritë e rretheve veriore, verilindore dhe veriperëndimore të vendit, zënë 19.4 për qind të numrit total të procedimeve dhe 19.7% (për qind) e numrit total të pandehurve. Ndërsa, procedimet penale të regjistruara në prokuroritë e rretheve gjyqësore në jug, juglindje dhe jugperëndim të vendit, zënë rreth 55.6% (për qind) të procedimeve dhe 61% (për qind) të pandehurve.