IFC-ja jep 29.4 milionë euro për ndërtimin e një fabrike çimentoje në Tiranë
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore do të financojë ndërtimin e një fabrike të re çimentoje në zonën veriore të Tiranës. Për këtë projekt, IFC-ja nënshkroi një marrëveshje me Antea Cement, që është degë e Titan Cement, një kompani greke e prodhimit të çimentos.
Investimi i IFC-së prej 29.4 milionë euro do të mundësojë krijimin direkt dhe indirekt të 800 vendeve të reja të punës. Ky financim përbëhet nga 12.6 milionë euro investim në aksione (20 për qind të aksioneve të kompanisë) dhe një kredi prej 16.8 milionë eurosh. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të ofrojë gjithashtu një financim të ngjashëm në aksione dhe në kredi për këtë kompani.
Antea Cement do ta përdorë financimin e IFC-së për ndërtimin e një fabrike çimentoje në veri të Tiranës me një kapacitet 1.5 milionë tonë çimento të përzier në vit. Prodhimi do të furnizojë tregun vendas dhe do të mundësojë eksportin në Mal të Zi e Kosovë.
Fabrika e re e çimentos do të hapë menjëherë 300 vende të reja pune edhe do të bëjë të mundur krijimin e 500 vendeve të tjera pune në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Kjo fabrikë do të plotësojë nevojat në rritje të vendit për çimento, gjysma e të cilave aktualisht sigurohet nga importet. Eksportet e çimentos nga Antea do të sigurojnë forcimin e lidhjeve tregtare me vendet fqinje.
Banka e Shqipërisë pritet të analizojë politikën monetare
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të diskutojë në mbledhjen e ardhshme lidhur me politikën monetare për tremujorin e tretë të këtij viti. Ekspertët e institucionit mbikëqyrës bankar do të vlerësojnë gjendjen e sistemit bankar vendas, në kuadër edhe të krizës financiare globale, ndërkohë që do të merren edhe vendimet përkatëse. Një ndër vendimet e mundshme mund të jetë edhe ulja e normës bazë të interesit për lekun, ashtu siç kanë bërë edhe disa vende të tjera, megjithëse ekspertët e ekonomisë argumentojnë se Banka e Shqipërisë ka vepruar mirë që nuk e ka ndërmarrë deri tani një hap të tillë. Kjo, nisur nga vetë specifikat e ekonomisë shqiptare dhe fakti se sistemi bankar vendas është i sigurt dhe nuk është prekur nga kriza financiare botërore. “Banka e Shqipërisë ka vepruar drejt që nuk e ka ulur koston e parasë, pasi kjo do të ndikonte në frenimin e depozituesve, ndërkohë që do të nxiste kreditimin”, - shpjegon Arben Malaj, ish-ministër i Financave.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të bankës, zhvilluar pak ditë më parë, u vlerësua gjendja e shëndoshë financiare e bankave tona. Sipas të dhënave zyrtare, aktivet e sistemit bankar u rritën edhe në tremujorin e tretë të vitit 2008 me rreth 50.06 miliardë lekë ose 6.2 për qind.