E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama: "Qepeni gojën" për Fazliçin

Kryeprokurorja Ina Rama ka
urdhëruar hetuesit e dosjes
"Fazliç të qepin gojën para
gazetarëve, duke mos dashur
të politizojë dosjen. Nëpërmjet
telefonit, por edhe duke kontaktuar
drejtpërdrejt me drejtuesit e
Prokurorisë së Tiranës, numri një
i akuzës shqiptare i ka ndaluar në
mënyrë kategorike publikimet e
akteve të dosjes hetimore. Rama i
cilëson këto akte si sekret hetimor
dhe, nëse dalin publikisht, hetuesit
që nxjerrin këto të dhëna,
por edhe gazetarët që publikojnë
faktet, mund të vihen nën akuzë
për nxjerrje të sekretit hetimor.
Duke dashur të "frikësojë" mediat
e shumta të interesuara për dëshminë
e "mikut" të Kryeministrit
Damir Fazliç në Prokurorinë e
Tiranës për dy ditë me radhë,
kryeprokurorja ka marrë masat e
para. Duket se sulmet e paprecedenta
të politikës shqiptare ndaj
organit të Prokurorisë së Përgjithshme
kanë detyruar kryeprokuroren
të marrë masa ekstreme për
nxjerrjen e sekretit hetimor. Kjo
nuk është hera e parë që numri
një i akuzës shqiptare urdhëron
masa kaq ekstreme për dosje
të rëndësishme. Disa muaj më
parë, akuza qendrore denoncoi
tri media që kishin publikuar
akte hetimore nga dosja Gërdeci.
Dosja ndodhet në Prokurorinë e
Tiranës ku po hetohet gjerësisht.
Heshtja e Fazliç
Për të dytën ditë me radhë,
serbo-boshnjaku Damir Fazliç
është paraqitur para prokurorëve
Dritan Rreshka dhe Besnik Cani
për të dëshmuar në lidhje me
pastrimin e produkteve kriminale
në Shqipëri. Rreth orës 12:00,
i shoqëruar nga dy avokatët e
tij Genc Gjokutaj dhe Ibrahim
Lahi, Fazliç është paraqitur në
prokurori për të fi rmosur dëshminë
që kishte dhënë disa orë
më parë. Ai ka pranuar zyrtarisht
versionin e dëshmisë në anglisht
dhe pasi e ka lexuar disa herë
me radhë në fund ka vendosur
të fi rmosë. Gjithsej janë rreth 15
faqe A4, në fund të çdo letre ka
firmosur Fazliç dhe dy prokurorët,
Dritan Rreshka dhe Besnik
Cani. Krahas kësaj ane, procedurale
Fazliç është pyetur rreth
aktivitetit të tij jashtë Shqipërisë.
Kjo pyetje "do të zbulonte" rreth
transfertave të parave nga Shqipëria
drejt vendeve të tjera. Por
Fazliç, në mënyrë kategorike
ka refuzuar t‘i përgjigjet kësaj
pyetjeje të organit të akuzës,
duke deklaruar se prokuroria ka
ndërmarrë hapat e saj ligjorë për
të mësuar rreth aktiviteteve të tij
jashtë Shqipërisë. Mësohet se ai
ka pohuar se Prokuroria Shqiptare
ka kërkuar informacion për
të nëpërmjet letër-porosive dhe
tashmë hetuesit duhet të presin
kthimin e përgjigjeve. Më pas,
Fazliç ka pohuar se kompetenca
e hetimit të Prokurorisë Shqiptare
ishte vetëm veprimtaria e tij në
Shqipëri, ndërsa aktivitetet e tij
jashtë Shqipërisë nuk përbëjnë
kompetencë lëndore për hetimin
e Prokurorisë Shqiptare. I prerë
në përgjigje, Fazliç ka mohuar
çdo provë të organit të akuzës,
duke deklaruar se nuk ka kryer
asnjë krim. Ai ka pohuar se ka
zbatuar ligjet e shtetit shqiptar,
ndërsa akuzat e mediave për lidhje
me familjarë të politikanëve i
ka cilësuar si ‘qesharake", pasi ai
vërtet ka "mik" Kryeministrin, por
kjo nuk është vepër penale, pasi
çdo kontakt juridik me studion
ligjore "Kola-Malltezi" është e
ligjëruar.
"No comment"
Fazliç ka "sfi duar" për të dytën
herë brenda 24 orëve Prokurorinë
Shqiptare, e cila u mundua disa
muaj më parë ta "ndalonte" teksa
kishte mbërritur në një vizitë
pune në Shqipëri. Dje është futur
në organin e akuzës në mesditë
dhe ka dalë nga akuza 30 minuta
më pas. Fazliç, nuk ka pranuar
të fl asë për mediat e shumta që
ishin grumbulluar, duke deklaruar
se: "Nuk kam asnjë koment
për të bërë". Burime zyrtare nga
Prokuroria e Tiranës konfi rmuan
se serbo-boshnjaku është marrë
në pyetje lidhur me dyshimet për
një kompani fantazmë në Shqipëri
dhe për afera të dyshuara
të pastrimit të parave. Statusi i
tij është person nën hetim. Dy
ditë më parë, Fazliç mbërriti
në Shqipëri, duke prenotuar në
hotel "Sheraton" dhe pasdite
për afro dy orë u mor në pyetje
nga prokurorët Besnik Cani dhe
Dritan Rreshka.
Biznesmeni që njihet edhe si
anglo-boshnjak shoqërohet nga
dy avokatët e tij shqiptarë, Genc
Gjokutaj dhe Ibrahim Lahi.`

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›