"Spiunët", ku gaboi PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, deklaron në një intervistë për "Shqip", se e djathta do të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas do të bëjë korrigjimet në ligjin për "lustracionin". Konkretisht, sqaron ai, ndërhyrja mund të bëhet në ato pika që anëtarët e Kushtetueses kërkojnë ndryshimin për ta çuar më pas sërish në Kuvend për votim. Një ditë pasi e djathta e pranoi me dhimbje vendimin e gjykatës, duket se ajo nuk do të tërhiqet nga ideja për të bërë një ligj të ri për të pastruar politikën dhe drejtësinë nga ish-bashkëpunëtorët e komunizmit. "Unë si deputet i Komisionit të Ligjeve, kam mendimin që ky ligj duhet të bëhej, por rrethi i personave që duhet të përfshiheshin të ishte më i gjerë", vlerëson Sula. Në rrëfimin e tij, deputeti demokrat pranon gjithsesi se nuk mund të thuhet se ky ligj arriti perfeksionin. Duke iu referuar votimit të parë në Gjykatën Kushtetuese, Sula thotë "mua më vjen keq, që edhe anëtarët e tjerë të gjykatës që kanë një integritet dhe që s‘kishin një prekje të drejtpërdrejtë nga ky ligj kanë marrë një vendim të tillë".
Faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga Shqipëria që të dënojë krimet e komunizmit, por kohët e fundit ndodhi një përplasje mes eksponentëve të lartë të PD-së dhe diplomatëve të huaj në Tiranë për ligjin e ‘dosjeve‘. Prapa kësaj fshihet një lojë politike, apo ligji nuk ishte i hartuar mirë, duke cenuar të drejtat e njeriut?
Bashkimi Evropian dhe faktori ndërkombëtar kanë qenë gjithmonë për dënimin e krimeve të komunizmit. Ky është një proces mjaft i hershëm dhe doja të kujtoja që ligji i lustracionit është një ligj i cili të gjitha shtetet e vendeve postkomuniste kanë përgatitur një ligj të tillë dhe kjo tregon se ka edhe modele që shoqëria shqiptare mund t‘i marrë si referencë. Por dua të theksojë se për gjithë politikën shqiptare është bërë një gabim mjaft i madh, pasi ky ligj duhet të kishte kaluar shumë kohë më përpara, është mjaft i vonshëm tani. Duhet të ishte në ligjet e para të shoqërisë pluraliste në ato vite ku shoqëria shqiptare ishte tepër e ndjeshme nga krimet e komunizmit. Kjo do të kishte bërë të mundur që shoqëria shqiptare të mos merrej me një problem të tillë, pasi me vitet që kanë kaluar është krijuar një përplasje e mentaliteteve të ndryshme që kemi sot. Të mendosh dhe të besosh se nuk duhet të dënohen krimet e komunizmit, për pjesën e atij brezi që kanë vuajtur, nuk është gjë e drejtë. Dua të theksoj se mazhoranca për ligjin e lustracionit ka kërkuar që të bashkëpunojë me opozitën, por kjo rezultoi joefikase. Unë si deputet i Komisionit të Ligjeve, kam mendimin që ky ligj duhet të bëhej, por rrethi i personave që duhet të përfshiheshin të ishte më i gjerë. Ju e dini që është miratuar një ligj deri në periudhën 8 dhjetor ‘90, për mendimin tim është një periudhë jonormale, pasi edhe pas viteve ‘90, ose më saktë në shtator të 1991-it kur është miratuar edhe ligji i amnistisë në Parlamentin e atëhershëm dhe dekretuar nga Presidenti i asaj kohe, mendoj se do ishte periudha më e mirë. Gjithsesi, unë gjykoj se ndjeshmëria ndaj ligjit të lustracionit është mjaft e madhe, ajo ka qenë për sa i përket problemeve të ndryshme, të cilat i trajton ky ligj. Por të them se ky ligj arriti perfeksionin, nuk mund ta them dot, por duke pasur parasysh që modelet e vendeve të Lindjes kanë arritur deri atje që të mos ketë vetëm përjashtimin nga funksione të larta, por kanë pasur edhe ndjekjen penale. Ne kemi zgjedhur modelin çek, që ka vetëm përjashtimin nga detyrat e funksioneve të larta shtetërore dhe jo penalizmin. Këtu theksoj, se nuk duhet ta lëmë në harresë gjithçka ka ndodhur në shoqërinë shqiptare. Nuk më duket e moralshme që bashkëpunëtorët e regjimit komunist të jenë përsëri pjesë e politikës shqiptare, të jenë përsëri pjesë e drejtësisë shqiptare. Ligji përshinte vetëm kategorinë e atyre personave që kanë gjykuar dhe hetuar procese politike për sa i përket pjesës së drejtësisë.
Në fakt, ligji i lustracionit kaloi në disa etapa. Kuvendi e miratoi me shumicë të thjeshtë, opozita e kundërshtoi, Presidenti e kaloi me heshtje, ndërkombëtarët reaguan të shqetësuar, Gjykata Kushtetuese e pezulloi. A parashikohej ky fund, për të rrëzuar ligjin poshtë?
Për të qenë i sinqertë, duke ardhur nga fusha e drejtësisë kam pasur bindjen se Gjykata Kushtetuese do të merrte një vendim pezullimi të këtij ligji. Argumenti është tepër i thjeshtë, duke pasur parasysh që një pjesë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë pasur konflikt interesi që i prekte ky ligj drejtpërsëdrejti. Unë doja të sqaroja se nuk është normale dhe ky është faji i politikës shqiptare, i Presidentit të Republikës së mëparshëm, që kanë dekretuar gjyqtarë, qoftë në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese persona që në të kaluarën kanë dhënë vendime ekstreme të dënimeve me vdekje. E them këtë, duke pasur parasysh rrethin e gjerë të juristëve qoftë edhe para viteve ‘90. Unë mund të them që jo të gjithë prokurorët dhe gjykatësit kanë qenë personat që kanë qenë pjesë e një procesi. Absolutisht kanë qenë një pjesë e vogël, të cilët hetonin dhe gjykonin vetëm krime që ishin për agjitacion dhe propagandë dhe kishin besueshmëri shteti partiak i asaj kohe. Absolutisht, të tjerët nuk kishin asgjë në dorë nëse nuk kishin besimin e partisë së asaj kohe. Prandaj nëse mazhoranca do të kishte përgatitur një ligj që do të bënte të mundur largimin nga funksioni i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve para viteve ‘90, do të ishte një gjë tepër e rëndë. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe këtu bëhet fjalë vetëm për prokurorët që kanë hetuar proceset politike. Ky numër nuk është i madh, por një numër i vogël, duke pasur parasysh numrin e punonjësve të sistemit të drejtësisë. Të diskutosh sot që preken liritë e të drejtave të njeriut, po të kemi parasysh se shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk preken, se shumica e tyre nuk kanë bërë karrierën e duhur në sistemin e drejtësisë përpara se të emëroheshin gjyqtarë dhe prokurorë duhej bërë një analizë të punës së mëparshme. Nuk do të kishim të tillë përplasje dhe sot nuk do të kishim një vendim të ndërmjetëm. Ne si mazhorancë e kemi dhënë gjykimin tonë. Ka pasur konflikte interesi, do të ishte mirë që të gjejmë module se kush duhet të gjykonte, megjithatë nuk mund të përjashtohet Gjykata Kushtetuese nga gjykimi i një ligji i cili është votuar në Parlament. Unë besoj se pas vendimit që do japë Komisioni i Venecias, mendoj se do të kemi një situatë krejt tjetër. Do të doja të bëja një paralelizëm me kufizimin e imuniteteve që është kërkuar në 2005-ën nga mazhoranca, nuk gjeti mbështetje nga ekspertët juridikë mendojnë se Komisioni i Venecias dha një vendim të vlefshëm që nuk duhet të kemi një imunitet të zgjeruar të deputetëve dhe institucioneve të pavarura kushtetuese. Por politika nuk arriti të bëjë kufizimin e imuniteteve, çka do të thotë se edhe në rastet ku Komisioni i Venecias dha një mendim nuk u arrit një konsensus i tillë.
Një fakt që bie në sy ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese kundër ligjit që ishte 7 me 2. PD e akuzoi Kushtetuesen si të lidhur me të shkuarën komuniste. Në fakt a e priste kampi blu një vendim të tillë?
Në momentin që e kam marrë vesh vendimin e Kushtetueses, menjëherë bindjen e kisha se zoti Xhezair Zaganjori dhe Admir Thanza do të ishin dy personat që do të kishin votuar pro ligjit. Mua më vjen keq, që edhe anëtarët e tjerë të gjykatës që kanë një integritet dhe që s‘kishin një prekje të drejtpërdrejtë nga ky ligj kanë marrë një vendim të tillë. Megjithatë, ky është mendimi i tyre. Mazhoranca do ta respektojë këtë vendim. Ne kishim parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit që do të ngrihej autoriteti, çka nuk do të bëhet real. Por shpresoj që ligji të gjykohet në themel së shpejti dhe të ketë një përfundim që mendoj se nuk do të ketë pozitiv, por do të kemi atakim të disa neneve dhe përsëri mazhoranca do të bëjë rregullimet e nevojshme, që me ndihmën e gjykatës të bëjë rregullimet për të pasur një ligj lustracioni, pasi një ligj i tillë është i domosdoshëm.
Pra këtij ligji do t‘i bëhen korrigjime në bashkëpunim me opozitën dhe faktorin ndërkombëtar?
Unë nuk shpresoj që do të kemi një bashkëpunim me opozitën, sepse përfundimisht qëndrimi i opozitës u pa dhe ajo qysh në fillimet e saj kërkonte të kishte një ligj për hapjen e dosjeve në të gjithë shoqërinë shqiptare. Kjo krijon një kaos dhe Partia demokratike ka kufizuar numrin e personave dhe ka mjaft probleme dhe jo më të hapësh dosjet në mënyrë masive. Nuk mund të ngrihet një grup pune për momentin, për sa kohë kemi një pezullim të këtij ligji. Pas një vendimi përfundimtar do të merren hapa të duhur ligjorë dhe hapa politikë të mazhorancës për të marrë një vendim.
Kalojmë në një çështje tjetër që do të jetë kryesorja për katër muajt e ardhshëm. Sa e përgatitur është e djathta për të fituar zgjedhjet?
Unë do të thosha që e djathta në përgjithësi dhe PD në veçanti po punon fort për arritjen e një rezultati pozitiv në zgjedhjet e 28 qershorit. Por përpara se të diskutojmë për zgjedhjet e 2009-ës, unë do të kthehesha pak në retrospektivë duke pasur parasysh mandatin qeverisës së mazhorancës së sotme, dhe do thosha që ne vijmë nga një mandat ku mendoj se është bërë një punë e mirë. Jo se kemi arritur rezultate të shkëlqyera, por kemi bërë një punë shumë të mirë. Po të bësh një analizë me programin e 2005-ës, mund të them se një pjesë e mirë e këtij programi janë realizuar, sidomos në reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Lajtmotivi i mazhorancës është pranimi i Shqipërisë në NATO dhe ftesën që do kemi në 3 prill në Strasburg do të thosha që Shqipëria do të ketë të drejtën e anëtarit me të drejta të plota në NATO. Bërja e zgjedhjeve të lira si një kërkesë e rëndësishme e ndërkombëtarëve. Ne do të shkojmë në këto zgjedhje me pasaporta dhe kartat e identitetit.
Risia e këtyre zgjedhjeve është që për herë të parë do të votohet me lista. Elektorati nuk do të votojë për deputetin, por për partitë politike. Mendoni se do të ketë një përplasje mes deputetëve dhe aleatëve, pasi është e paqartë mënyra e bashkëpunimit?
Të gjithë e dimë që me ndryshimet e prillit të 2008-ës tashmë kemi një sistem proporcional rajonal, por do të sqaroja se vota anon më shumë te partitë politike dhe jo te deputetët nuk është totalisht përfundimtare. Për të vetmen arsye, sepse listat që do të paraqiten në bazë të qarqeve do të kenë edhe emrat e deputetëve dhe elektorati do të njihet me listën e këtyre emrave dhe vota nuk do të jetë vetëm për partinë politike, por edhe për listën e deputetëve që forcat politike do të nxjerrin. Por duke pasur parasysh që do të kemi edhe aleanca brenda së djathtës, që do të jenë edhe nga kampi i majtë dhe nga kampi i qendrës, sigurisht do të ketë një formulë që Kodi Zgjedhor e lejon që do të kemi një ndërthurje, që një pjesë e këtyre forcave politike që do të bëjnë një koalicion do të kenë edhe renditjen e kandidatëve të tyre në listat e përbashkëta që do t‘i paraqiten Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Tërheqja
"Ngrin" Autoriteti i Kontrollit të Figurave
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të lustracionit ka frenuar të djathtën për të ngritur Autoritetin e Kontrollit të Figurave. Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, ishte parashikuar që zgjedhja e anëtarëve të Autoritetit të bëhej në datë 16 shkurt, por vendimi i shumicës së Gjykatës Kushtetuese ka bllokuar procesin e këtij autoriteti. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka sqaruar se "ne kishim parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit që do të ngrihej autoriteti, çka nuk do të bëhet real. Por shpresoj që ligji të gjykohet në themel së shpejti dhe të ketë një përfundim ku do të kemi atakim të disa neneve dhe përsëri mazhoranca do të bëjë rregullimet e nevojshme, që me ndihmën e gjykatës të bëjë rregullimet për të pasur një ligj lustracioni, pasi një ligj i tillë është i domosdoshëm".
Përplasja
Pikat më të debatuara të ligjit
Hapja e dosjeve për të gjithë shoqërinë shqiptare cilësohet nga kampi i mazhorancës si një veprim që do të shkaktojë kaos. Duke kundërshtuar këtë nismë të propozuar nga opozita, partia më e madhe në pushtet ka preferuar të marrë modelin çek, duke u fokusuar vetëm te prokurorët dhe gjykatësit. Rasti në fjalë është kundërshtuar nga socialistët, të cilët kanë çuar të parët edhe ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas demokratëve nuk do të prekeshin ata gjyqtarë që kanë ushtruar profesionin e tyre në regjimin komunist, por vetëm ata që kanë bashkëpunuar për hetimin dhe dënimin e njerëzve të akuzuar për qëllime politike përpara viteve ‘90.
Takimi Berisha-Cocker
Kryeministri ankohet
te britanikët për ligjin
Kryeministri Berisha vijoi edhe dje kritikat për Gjykatën Kushtetuese. Kreu i qeverisë duket se nuk do të lërë shans pa shfrytëzuar për t‘u ankuar te faktorët ndërkombëtarë për pezullimin e ligjit të lustracionit nga Kushtetuesja, duke e cilësuar atë si një precedent të rëndë. Dje, ai priti në zyrë ministrin e Shtetit të Britanisë përgjegjës për sigurinë, krimin dhe policinë, Vernon Cocker. Gjatë bisedës me ministrin britanik, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të krimeve që janë regjistruar në vendin tonë gjatë regjimit komunist në fund të viteve ‘80, duke thënë se në Shqipëri janë varur poetë në lule të rinisë, vetëm se ata kanë përmendur në vargjet e tyre shprehjen të drejtat e njeriut, ndërsa trupa të rinjsh janë tërhequr zvarrë në sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë. Sipas Berishës, "ligji i lustracionit synonte ndarjen nga kjo e kaluar e dhimbshme". Ndërsa e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të paprecedentë dhe të ndikuar nga kryetari i opozitës, Edi Rama. "Sidoqoftë, qeveria e cila është e angazhuar për një lustracion të bazuar tërësisht mbi parimet e shtetit ligjor, e njohu këtë vendim, megjithëse e konsideron atë një vendim jashtë çdo standardi të shtetit të së drejtës. Nga ana e tij, ministri i Brendshëm britanik, Cocker, iu përgjigj Kryeministrit Berisha se është në nderin e qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit që megjithëse ligji synon të rivendosë integritetin e moralit shoqëror ka vendosur ta trajtojë atë në përputhje të plotë me parimet e shtetit ligjor.