Vdekja e grekut, arrestohet një i ri nga fshati Markat
Fakte të reja hedhin dritë të re
mbi enigmën e vdekjes së të
riut grek, Vasilios Gaxellos. Për
detaje të zbuluara që kanë lidhje
me këtë ngjarje, është bërë dje
ndalimi i një shtetasi nga Markati.
Pas ngjarjes së tri ditëve më parë,
kur marrja e mbidozës së drogës i
ka shkaktuar vdekjen 28-vjeçarit
grek, Vasilios Kostandin Gaxellos,
është bërë ndalimi i një personi
që rezulton se ka ditur mirë gjithë
kronologjinë e ngjarjes.
Sipas burimeve nga Komisariati
i Policisë së Rendit në Sarandë,
paraditen e së martës është bërë
arrestimi i shtetasit Arben Isufi.
Ndalimi i 19-vjeçarit Arben Isufi ,
banor i fshatit Markat, rreth 8 km
larg fshatit Janjar, ku ka ndodhur
ngjarja, është bërë për veprën penale
"veprime që pengojnë zbulimin
e së vërtetës", parashikuar nga
neni 301 i Kodit Penal.
Kjo pasi policia dyshon që
19-vjeçari Isufi të ketë pasur dijeni
për gjithçka ka ndodhur në
fshatin Janjar dy ditë më parë.
Ai mësohet të ketë pasur dijeni
se grupi i djemve, mes të cilëve
edhe 28-vjeçari Gaxellos, kishte
konsumuar lëndë narkotike në
sasi të konsiderueshme. Madje
edhe për transportimin e kufomës,
nga vendi i vdekjes, për në vendin
ku u gjet, në afërsi të piramidës
kufi tare numër 54. Gjithashtu, nga
Prokuroria e Sarandës është bërë
e ditur se ka të ngjarë që Isufi të
ketë qenë personi që ka njoftuar
policinë greke për vendndodhjen
e saktë të kufomës së 28-vjeçarit
Gaxellos, pas vdekjes së tij.
Për të gjitha këto, ai është thirrur
në prokurori dhe pas hetimeve
i janë vënë prangat. Ndërkohë,
burime nga organi i akuzës në
Sarandë thanë se vazhdojnë të
kërkohen edhe tre shtetas të tjerë,
mes të cilëve një grek dhe dy shqiptarë,
që dyshohet të kenë lidhje me
ngjarjen. Për më tepër, mendohet
se të gjithë të kërkuarit, ashtu si
viktima, nuk kanë qenë vetëm
përdorues drogash të forta, por
edhe segment i një rrjeti të trafi kut
ndërkombëtar të drogës.
Episodi i fundit, i ndodhur në
afërsi të fshatit Janjar, është një
provë e re e realitetit të përfolur
prej kohësh, që e përcakton Konispolin
dhe rrethinat e tij, më në
afërsi me kufi rin shqiptaro-grek, si:
Janjari, Vërva etj., si vende transit,
të preferuara nga trafi kantët për
të kaluar drogat e forta, Ndërkohë,
policia nuk ka arritur deri tani
të zbulojë asnjë rast të vetëm të
trafi kimit të tyre në këtë territor.
mbi enigmën e vdekjes së të
riut grek, Vasilios Gaxellos. Për
detaje të zbuluara që kanë lidhje
me këtë ngjarje, është bërë dje
ndalimi i një shtetasi nga Markati.
Pas ngjarjes së tri ditëve më parë,
kur marrja e mbidozës së drogës i
ka shkaktuar vdekjen 28-vjeçarit
grek, Vasilios Kostandin Gaxellos,
është bërë ndalimi i një personi
që rezulton se ka ditur mirë gjithë
kronologjinë e ngjarjes.
Sipas burimeve nga Komisariati
i Policisë së Rendit në Sarandë,
paraditen e së martës është bërë
arrestimi i shtetasit Arben Isufi.
Ndalimi i 19-vjeçarit Arben Isufi ,
banor i fshatit Markat, rreth 8 km
larg fshatit Janjar, ku ka ndodhur
ngjarja, është bërë për veprën penale
"veprime që pengojnë zbulimin
e së vërtetës", parashikuar nga
neni 301 i Kodit Penal.
Kjo pasi policia dyshon që
19-vjeçari Isufi të ketë pasur dijeni
për gjithçka ka ndodhur në
fshatin Janjar dy ditë më parë.
Ai mësohet të ketë pasur dijeni
se grupi i djemve, mes të cilëve
edhe 28-vjeçari Gaxellos, kishte
konsumuar lëndë narkotike në
sasi të konsiderueshme. Madje
edhe për transportimin e kufomës,
nga vendi i vdekjes, për në vendin
ku u gjet, në afërsi të piramidës
kufi tare numër 54. Gjithashtu, nga
Prokuroria e Sarandës është bërë
e ditur se ka të ngjarë që Isufi të
ketë qenë personi që ka njoftuar
policinë greke për vendndodhjen
e saktë të kufomës së 28-vjeçarit
Gaxellos, pas vdekjes së tij.
Për të gjitha këto, ai është thirrur
në prokurori dhe pas hetimeve
i janë vënë prangat. Ndërkohë,
burime nga organi i akuzës në
Sarandë thanë se vazhdojnë të
kërkohen edhe tre shtetas të tjerë,
mes të cilëve një grek dhe dy shqiptarë,
që dyshohet të kenë lidhje me
ngjarjen. Për më tepër, mendohet
se të gjithë të kërkuarit, ashtu si
viktima, nuk kanë qenë vetëm
përdorues drogash të forta, por
edhe segment i një rrjeti të trafi kut
ndërkombëtar të drogës.
Episodi i fundit, i ndodhur në
afërsi të fshatit Janjar, është një
provë e re e realitetit të përfolur
prej kohësh, që e përcakton Konispolin
dhe rrethinat e tij, më në
afërsi me kufi rin shqiptaro-grek, si:
Janjari, Vërva etj., si vende transit,
të preferuara nga trafi kantët për
të kaluar drogat e forta, Ndërkohë,
policia nuk ka arritur deri tani
të zbulojë asnjë rast të vetëm të
trafi kimit të tyre në këtë territor.