Ina Rama: Si të ruajmë kufijtë
Kryeprokurorja Ina
Rama ka pritur dje në
Durrës prokurorët e
Evropës Juglindore, ku tematika
ishte ruajtja e kufijve dhe
bashkëpunimi për luftën
ndaj organizatave kriminale
që veprojnë në rajon. Në
qendër të këtij takimi, që
vazhdon dhe sot, është edhe
trafikimi i qenieve njerëzore
dhe lufta ndaj trafikantëve të
emigrantëve ilegalë, pra personave
që ndihmojnë të tjerët
për kalimin e paligjshëm të
kufirit. Takimin e përshëndeti
edhe Prokurorja e Përgjithshme,
Ina Rama. Në fjalën e
saj ajo theksoi se një ndër prioritetet
kryesore të punës së
organit që drejton është nxitja
e bashkëpunimit mes
prokurorive të vendeve të rajonit
si përgjigje ndaj sfidave
të përbashkëta në luftë
kundër krimit të organizuar
ndërkufitar. "Sukseset apo
dështimet e një vendi në
luftën kundër krimit të organizuar
nuk mund të jenë të shkëputura
nga sukseset apo
dështimet e vendeve përreth
tij. Në kontekstin e ri ndërkombëtar
të krijuar pas viteve
‘90 askush nuk mund të pretendojë
suksesin duke luftuar
krimin e organizuar vetëm
brenda kufijve të vendit të
tij", pohoi Prokurorja e
Përgjithshme e Republikës së
Shqipërisë. Ajo vlerësoi përpjekjet
e SEEPAG-ut për të
ndërtuar dhe forcuar një marrëdhënie
bashkëpunimi të
sinqertë dhe të orientuar nga
një qëllim i vetëm, luftën
kundër krimit të organizuar
ndërkufitar. Shqipëria është
momentalisht presidente e
radhës e SEEPAG-ut.
Rama ka pritur dje në
Durrës prokurorët e
Evropës Juglindore, ku tematika
ishte ruajtja e kufijve dhe
bashkëpunimi për luftën
ndaj organizatave kriminale
që veprojnë në rajon. Në
qendër të këtij takimi, që
vazhdon dhe sot, është edhe
trafikimi i qenieve njerëzore
dhe lufta ndaj trafikantëve të
emigrantëve ilegalë, pra personave
që ndihmojnë të tjerët
për kalimin e paligjshëm të
kufirit. Takimin e përshëndeti
edhe Prokurorja e Përgjithshme,
Ina Rama. Në fjalën e
saj ajo theksoi se një ndër prioritetet
kryesore të punës së
organit që drejton është nxitja
e bashkëpunimit mes
prokurorive të vendeve të rajonit
si përgjigje ndaj sfidave
të përbashkëta në luftë
kundër krimit të organizuar
ndërkufitar. "Sukseset apo
dështimet e një vendi në
luftën kundër krimit të organizuar
nuk mund të jenë të shkëputura
nga sukseset apo
dështimet e vendeve përreth
tij. Në kontekstin e ri ndërkombëtar
të krijuar pas viteve
‘90 askush nuk mund të pretendojë
suksesin duke luftuar
krimin e organizuar vetëm
brenda kufijve të vendit të
tij", pohoi Prokurorja e
Përgjithshme e Republikës së
Shqipërisë. Ajo vlerësoi përpjekjet
e SEEPAG-ut për të
ndërtuar dhe forcuar një marrëdhënie
bashkëpunimi të
sinqertë dhe të orientuar nga
një qëllim i vetëm, luftën
kundër krimit të organizuar
ndërkufitar. Shqipëria është
momentalisht presidente e
radhës e SEEPAG-ut.