E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali, shteti shqiptar nuk zbaton 8868 çështje gjyqësore

Presidenti i Republikës,
Bamir Topi, u tregua dje
mjaft i ashpër me personat
që pengojnë zbatimin
e vendimeve të gjyqësorit.
Gjatë një takimi konsultativ me
anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe
ata të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
kreu i shtetit tha se "nga
statistikat e ditëve të fundit rezulton
se vetëm dy të pestat e vendimeve
për ekzekutim janë realizuar
dhe pjesa tjetër prej 8868
çështjeve nuk është ekzekutuar".
Presidenti i quajti këto shifra
skandaloze, ndërsa më tej tha se
ka informacione që njerëz të cilët
punojnë në administratë, kryejnë
"operacione" pas këtyre vendimeve
për t‘u dhënë zgjidhje administrative.
Reformë në drejtësi
Kreu i shtetit tha se askush
nuk mund të kontestojë dëshirën
e të gjithëve për të bërë reformë
në sistemin e drejtësisë. "Dikush
apo shumëkush ka dëshirën që ta
trajtojë në sensin politik; dikush
apo shumëkush ka dëshirën ta
trajtojë në planin profesional dhe
është e kuptueshme që politika
do të flasë kryesisht me terminologji
politike, me vullnetin politik,
ndërsa profesionistët do të
flasin me detyrimin për të zbatuar
vendimet politike me Kushtetutë,
por do të diskutojnë e debatojnë
me sensin profesional.
Ne kemi pasur rastin edhe herë të
tjera të diskutojmë, pasi sikurse
thashë, është një proces gradual,
hap pas hapi, por ajo që vihet re
dhe nënvizohet në raport-progres
është që reforma në sistemin
e drejtësisë ka nevojë të jetë
vizionare, të jetë një reformë komplekse
e konsultuar, të mos jetë
sporadike, të mos jetë e kushtëzuar
nga konjukturat e çastit, të
cilat mund të jenë dhe politike, të
mos jetë e kushtëzuar as nga interesat
lobiste apo individuale,
por të jetë një reformë integrale",
tha Topi. Më pas deklaroi se të
gjitha institucionet u ngjajnë
strukturave të një piramide, e cila
kurrsesi nuk mund të qëndrojë
më këmbë në rast se hallkat nuk
janë të lidhura me njëra-tjetrën.
"Absolutisht do të ishte e papranueshme
që struktura të veçanta,
qofshin këto edhe në sistemin e
drejtësisë, të tentojnë të operojnë
në klimë të mbyllur, në korniza të
mbyllura, duke parë vetëm atributet
dhe të drejtat që u jep ligji
dhe Kushtetuta për pjesën e tyre
të aktivitetit. Unë mendoj se është
koha që të shtojmë bashkëpunimin,
të rrisim seriozitetin,
të vlerësojmë njëri-tjetrin. Duket
sikur është ndarë në mënyrë formale
kjo tavolinë që në një krah
është Gjykata e Lartë dhe nga
krahu tjetër Këshilli i Lartë i
Drejtësisë. Mund të kishte qenë
edhe mikse, ju të gjithë jeni
gjyqtarë, madje gjyqtarë të nderuar.
Para se të jeni nëpër struktura
të veçanta ju jeni me personalitetin
dhe autoritetin e gjyqtarit, jeni
shumë të kualifikuar, por mbi të
gjitha ju duhet të jetoni me sfidat
e kohës", vazhdoi ai.
Vendime të
paekzekutuara
Presidenti pohoi se ka shumë
vendime të formës së prerë, vendime
të Gjykatës së Lartë, të cilat
nuk po ekzekutohen. "Duket
sikur me drejtësi qytetari apo subjekti
mund të kalojë dhe vite me
radhë në procese të stërmundimshme,
që është pjesë e natyrës së
drejtësisë në fund merr një vendim
dhe ai vendim rezulton
thjesht në letër, sepse është i
paekzekutuar. Këto janë të gjitha
statistikat e azhornuara të ditëve
të fundit, ku vetëm dy të pestat e
vendimeve për ekzekutim janë
BE-ja përuron ndërtimin e Gjykatës së Dibrës
realizuar. Pjesa tjetër, tri të pestat,
janë ekzaktësisht 8868 çështje.
Skandaloze! 8868 çështje, çka do
të thotë që moszbatimi i tyre rrëzon
autoritetin e shtetit, autoritetin
e drejtësisë", deklaroi kreu i
shtetit, duke theksuar se e keqja
nuk qëndron këtu, sepse mund
të ketë interesa midis individëve.
Kuptohet që e kanë shumë të
vështirë të jenë pjesë e këtij zbatimi,
por ka dhe struktura shtetërore
ku njerëz me përgjegjësi
të drejtpërdrejtë frenojnë zbatimin
e ligjit. "Me cilësinë e kryetarit
të shtetit, pa diskutim, kam
dhe informacione të tjera, që
edhe pas vendimeve të Gjykatës
së Lartë, pas vendimeve të
formës së prerë, njerëz që
punojnë në administratë vazhdojnë
operacione mbas këtyre
vendimeve për t‘i dhënë zgjidhje
administrative. Ku është sensi i
shtetit këtu?", deklaroi Topi. Më
tej pohoi se "ky është apel për të
gjithë, është apel për juve që jeni
këtu, është apel për Prokurorinë
e Përgjithshme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›