"Pediatria" në Tiranë, me lektorë ndërkombëtarë
Shoqata Pediatrike Shqiptare organizoi në datat 14-15 nëntor konferencën kombëtare me pjesëmarrje ndërkombëtare, e cila mbahet pothuajse çdo vit në këtë periudhë. Pas përfundimit me sukses të punimeve shkencore, ku u mbajtën referime mbi zhvillimet më të fundit në fushën e pediatrisë nga autoritete të njohura të fushës në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, por dhe lektorë nga Italia e SHBA, u organizua një mbrëmje gala me një atmosferë mjaft festive dhe miqësore në hotel "Rogner". Aktivitete të tilla ku shkëmbimi i eksperiencës është mjaft i rëndësishëm, ndihmojnë dhe në krijimin e një atmosfere mjaft miqësore dhe kontakteve profesionale mes mjekëve. Në përshëndetjen e saj, kryetarja e Shoqatës Pediatrike Shqiptare falënderoi pjesëmarrësit, lektorët dhe sponsorët që mundësuan mbajtjen e kësaj konference, veçanërisht sponsorin gjeneral, kompaninë farmaceutike ALKALOID, duke theksuar se tashmë është bërë traditë bashkëpunimi me ALKALOID-in.
Mësojmë se ALKALOID është një nga kompanitë lider në tregun rajonal dhe produktet e kësaj kompanie njihen prej vitesh në tregun shqiptar për cilësinë e lartë të medikamenteve.
Mësojmë gjithashtu se kjo kompani ka mbështetur për vite me radhë në fusha të ndryshme të shëndetësisë për zhvillimin dhe formimin profesional të mjekëve.