E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, prokurorët: Gjyqi të zhvillohet çdo ditë

Prokurorët e "Bandës së Durrësit" i kërkuan dje
trupit gjykues zhvillimin e seancave gjyqësore
çdo ditë të javës. Dy prokurorët, Anton Martini
dhe Behar Dibra, e kanë argumentuar kërkesën e
tyre me faktin se për një periudhë prej një viti e
gjysmë në sallën e gjyqit nuk ka dëshmuar asnjë
person. Në fillim të seancës
gjykata pranoi
kërkesën e të pandehurve
Indrit Dokle, Lulëzim Berisha
dhe Indrit Taullai, që
të përfaqësohen në këtë
gjyq nga avokatët e
zgjedhur prej tyre dhe jo
nga avokatët e caktuar nga
shteti. Pas kësaj, seanca
është ndërprerë për shkak
të mungesës së avokatit
mbrojtës, Petraq Selmani,
i cili përfaqëson të pandehurit
Kujtim Buna dhe Indrit
Dokle. Avokati përmes një raporti mjekësor justifikonte
mungesën e tij në seancë. Të pandehur në
këtë proces janë 17 persona, të cilët akuzohen për një
sërë veprash të rënda penale, mes tyre disa vrasje të
ndodhura pas vitit ‘97, kryesisht në qytetin e Durrësit.
Shumë prej të akuzuarve si anëtarë të bandës
së Durrësit janë arrestuar këto tri vitet e fundit në operacione
të organizuara nga Policia e Shtetit në bashkëpunim
me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila
ka realizuar hetimet për çështjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›