Ina Rama dhe Bujar Nishani firmosin për policinë gjyqësore
Prokuroria heq një barrë të rëndë nga supet. Tashmë, fletë-arrestet dhe veprimet e para procedurale për ngjarjet do të hetohen fillimisht nga policia gjyqësore dhe më pas aktet procedurale do të dërgohen në prokurori. Kryeprokurorja Ina Rama dhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, kanë firmosur dje urdhrin për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore. Deri dje, oficerët e policisë gjyqësore kishin varësi të dyfishtë, ndërsa tashmë do të varen nga Policia e Shtetit. Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, falënderoi angazhimin e Prokurores së Përgjithshme dhe stafit të saj, si dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit për qartësimin që kanë bërë nëpërmjet arritjes së urdhrit të përbashkët për përmirësimin e mëtejshëm, funksionimin eficent dhe standardizimin e policisë gjyqësore. "Ky është një element që na bashkon dhe koordinon veprimtarinë në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, kriminalitetit në tërësi, mes strukturave të policisë dhe prokurorisë", theksoi ministri Nishani. Ai tha se me nënshkrimin e këtij urdhri, drejtuesit do të kenë në dorë instrumentin ligjor më të qartë dhe të konsoliduar, i cili do të harmonizojë angazhimet, përgjegjësitë dhe detyrimet brenda strukturës së policisë gjyqësore. Duke iu drejtuar Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, ministri Nishani tha, se "nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, do të gjeni një partner serioz në angazhimet e përbashkëta në betejën ndaj krimit. Me këtë instrument, strukturat e policisë gjyqësore do të arrijnë përmirësimin e mëtejshëm të procedurave penale dhe atyre që kanë të bëjnë me hetimin e veprimtarive antiligjore".
Kryeprokurorja Ina Rama tha dje se "nevoja e këtij urdhri të përbashkët lindi për shkak se ne të gjithë kishim konstatuar gjatë punës sonë, se nëpërmjet parashikimit të varësisë dyfishe të oficerëve të policisë gjyqësore ky ligj ka prodhuar në praktikë mosfunksionimin normal të të gjithë komponentëve që përbëjnë hetimin paraprak". Duke shtuar më tej, Rama u ndal edhe te zvarritja e hetimeve për shkak se oficerët e policisë gjyqësore angazhoheshin edhe në detyra të tjera. "Në kuptim të normave të Kodit të Procedurës Penale dhe të ligjit për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore, ky urdhër në thelb përcakton të drejtën dhe detyrimin e shërbimit të Policisë së Shtetit për të hetuar veprat penale që referohen prej tyre dhe të drejtën dhe detyrimin e prokurorëve për të kontrolluar të gjithë procesin hetimor dhe vlerësuar ligjshmërinë e veprimeve të oficerëve të policisë gjyqësore", tha kryeprokurorja. Duke vazhduar më tej, numri një i akuzës tha se për të arritur në rregullimet që përcakton ky urdhër, ato iu nënshtruan paraprakisht një diskutimi të gjerë mes prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore. "Në diskutimet që shoqëruan gjithë procedurën, deri në miratimin e urdhrit, të gjithë aktorët pjesëmarrës shfaqen problemet, që kishin hasur në punën e tyre gjatë hetimeve paraprake, si dhe parashtruan propozime konkrete për përmirësimin e momenteve të caktuara të këtij procesi. Konkretisht, bëhet fjalë që në të gjitha rastet, kur referimi i veprës penale kryhet nga shërbimet e policisë gjyqësore pranë Ministrisë së Brendshme, prokurori urdhëron vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve po nga këto shërbime. Deri tani, në pjesën më të madhe të rasteve këto hetime vazhdoheshin nga oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve dhe pjesërisht nga oficerët e shërbimeve", tha Rama.
Më tej deklaroi se i gjithë procesi hetimor që do të kryhet nga shërbimet do të kontrollohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga prokurorët përkatës, para të cilëve do të përgjigjet edhe vetë drejtuesi i shërbimit. Urdhri përcakton në detaje mënyrën se si do të realizohet ky kontroll nga prokurori tek oficerët, mënyrën si lëvizin dosjet dhe ç‘rend do të ndjekin ato, të gjitha detyrimet që marrin përsipër oficerët e shërbimeve në funksion të procedimit penal. "Në zbatim të urdhrit drejtuesi i prokurorisë ka të drejtë të japë një vlerësim pune për drejtuesin dhe oficerin e shërbimeve të Policisë së Shtetit, element tjetër ky që ndërgjegjëson punën e oficerëve të shërbimeve të policisë gjyqësore", përfundoi kryeprokurorja.