Andrij Shevçenko, në fushë me tanga
Sipas tabloidit "The Sun", kur zbret në fushën e lojës, Andrij Shevçenko mban perizoma. Dyshimi ka ardhur pas pohimeve të disa dëshmitarëve, të cilët i kanë treguar gazetës që kërkon gjithmonë skandale se kur luan golf, ukrainasi ka veshmbathje femrash. Pas përhapjes së këtij informacioni, aparatet fotografikë të paparacëve janë përqendruar në pjesën e pasme të lojtarit të Çelsit, duke zbuluar se realisht poshtë pantallonave blu ai kishte veshur tanga. Natyrisht (ashtu si e kanë pohuar edhe brenda shkrimit), tabloidi e ka "theksuar" paksa shenjën e perizomave në kompjuter, por edhe në versionin origjinal të fotografisë pamja ishte mjaft e dukshme.
Mediat britanike kanë edhe një shpjegim për këtë fenomen. Sipas tyre, në fakt, ish-lojtari i Milanit shkon në fushat e futbollit menjëherë sapo ka përfunduar stërvitjen në fushat e golfit. E duke qenë se për të luajtur golf Sheva zgjedh perizomat (kanë qenë të shumtë dëshmitarët që kanë pohuar për "Sun" se poshtë pantallonave të tij kanë dalluar veshmbathjen për femra) duket se kjo është arsyeja përse sulmuesi nuk i heq as kur praktikon edhe zanatin e tij të vërtetë, futbollin. Lojtari i bluve londinezë nuk i ndryshon të brendshmet dhe të njëjtën perizomë që ka zgjedhur për t‘u argëtuar e përdor edhe kur luan me top. Një dëshmitar nga klubi i golfit pohoi: "Është diçka e zakonshme që Shevçenko të vijë për të luajtur një apo dy raunde golf. Anëtarët e tjerë të klubit zakonisht e lënë të qetë. Por, një ditë, një grup lojtarësh që sapo përfunduan lojën e tyre po vëzhgonin Shevçenkon që po bënte gjuajtjen finale. Po e shihnin, sepse e njohën. Në momentin kur ai mori topin nga vrima, ata nuk mund t‘u besonin syve: futbollisti kishte veshur të brendshme femrash".