Kueiroz paralajmëron Realin për Kristiano Ronaldon
Zv/trajneri i Mançester Junajted, Karlos Kueiroz, ka paralajmëruar ish-skuadrën e tij, Realin e Madridit, se as 120 milionë euro nuk janë të mjaftueshme që t‘i bindin për të shitur Kristiano Ronaldon. Mesfushori është objektivi kryesor në "Santiago Bernabeu" dhe drejtuesit e klubit spanjoll e admirojnë lojën e portugezit. Mediat spanjolle kanë spekuluar rregullisht rreth një oferte të majme, që "merengues" janë të gatshëm të bëjnë për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit. Pavarësisht kësaj, Kueiroz, i cili ka qëndruar një sezon në krye të madrilenëve, përpara se të rikthehej në detyrën si ndihmës i Sër Aleks Ferguson në vitin 2004, këmbëngul se asnjë ofertë nuk do ta bënte Mançesterin që të largonte lojtarin më të mirë. Madje, as ajo që mund të jetë shifra më e lartë në historinë e transferimeve në futboll. "Nuk do ta shisnim Kristiano Ronaldon, edhe sikur të na vinte një ofertë prej 120 milionë eurosh", ka deklaruar Kueiroz për gazetën spanjolle "Marca". "Mund të na ofrojnë të gjitha paratë e kësaj bote, por nuk ka asnjë shumë financiare që do të na bindte për të hequr dorë nga ky futbollist".
Ndërkohë, sipas mediave angleze, lajmi që ka qarkulluar pak ditë më parë, se "Red Devils" do të diskutonin rinovimin e kontratës së Ronaldos, është hedhur poshtë. "The Guardian" citonte se të paktën për momentin, klubi anglez nuk ka ndërmend që të shtyjë edhe për një sezon kontratën e mesfushorit, që përfundon në vitin 2012. Politika që ndjek Junajted në këtë drejtim është e qartë: klubi pret deri në momentin kur lojtari ka vetëm dy vjet të mbetura në marrëveshje dhe më pas fillon negociatat për rinovim. Në këtë rast kjo duket një lëvizje e rrezikshme, mbi të gjitha kur Reali i Madridit mbetet në pritje të zhvillimeve.