E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identiteti si rumun, tradhtoi Ylli Brahimin

Gjurmet e gishtave dhe skadimi i lejes se qendrimit ne Itali, kane tradhtuar Ylli Brahimin, te denuarin me 11 vite burg per trafik te droges se bashku me Shkelqim Koncin, shoferin e ish-drejtorit te Rrugeve, Adi Shamku, ne vitin 2002. Interpol Roma prangosi 32- vjecarin, pasi homologet e Tiranes identifikuan te denuarin, porse do te ishin autoritetet hekurudhore te Romes qe bene zbulimin, ndersa Brahimi tentonte te udhetonte drejt Brukselit, Belgjike, me qellim humbjen e gjurmeve. Burime zyrtare te Policise se Shtetit bene te ditur lajmin per gazeten "KJ", ndersa te dhenat jane marre nga homologet italiane. Mesohet se Brahimi eshte ndaluar pasi ka qene me dokumente rumune, qe rezultuan te falsifikuara. Duke qene se policia e vendit fqinj ka nisur nje fushate per emigrantet rumune ne Itali, eshte ndaluar dhe shqiptari i kerkuar prej me shume se 5 vitesh. Gjate kontrollit ka rezultuar se ishte ne kerkim nderkombetar. Per kete ceshtje me pas jane njoftuar autoritet shqiptare, qe kane konfirmuar se, i ndaluari ishte i denuar me 11 vjet burg per akuzen e "trafikimit te lendeve narkotike". Ndalimi i tij, eshte bere ne kuader te nje operacioni anti-klandestine te ndermarre nga policia italiane. Brahimi, 32 vjec, eshte ndaluar ne stacionin qendror ne Rome, pasi rezultonte te ishte me nje leje qendrimi te parregullt. Sipas policise italiane, i riu kishte me vete nje bilete avioni per ne Bruksel, 2 mije euro, pese telefona celulare, me karta "sim", nderkombetare, si dhe nje pale dokumente rumune, qe i lejonin te udhetonte pa asnje pengese ne territorin evropian, si qytetar komunitar. Brahimi eshte denuar ne vitin 2003 nga Gjykata e Shkodres me 11 vjet burg, ndersa ngjarja per te cilen akuzohet ka ndodhur me 7 shkurt te vitit 2002, kur eshte kapur se bashku me Shkelqim Koncin nga policia e Kukesit me 20 kg heroine, qe e transportonin me nje makine, qe mbante targa false te policise se Tiranes. Atekohe u akuzua edhe ish-drejtori i Rrugeve, Adi Shamku, qe u denua me nje muaj pune te detyrueshme per shperdorim detyre.

A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›