Bankers Petroleum, me koncesion zonën e Lushnjës dhe Divjakës

Kompania kanadeze Bankers Petroleum e zgjeron hartën e saj të koncensionit në Shqipëri. Territorit të kërkimit dhe nxjerrjes së naftës që përdor kjo kompani përvec fushës së Patos Marinzës i është shtuar edhe zona e Lushnjes dhe e Divjakës. Marrëveshja për dhënien me koncension të kesaj zone të re është nënshkruar në Ministrinë e Ekonomisë mes Ministrit Prifti dhe drejtuesve të kësaj kompanie.
"është një marrëveshje për mendimin tim nga më të rëndësishmit që kemi firmosur deri tani. E firmosim me një kompani e cila është mbase kompania e huaj në Shqipëri në sektorin e naftës dhe gazit që ka investuar më shumë se cdo kompani tjetër në këtë sektor", tha Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë.
"Kjo është një zonë shumë e rëndësishme si për gazin natyror ashtu edhe për naftën dhe ku ne planifikojmë të investojmë rreth 14 milion dollarë. Kjo do të bëjë që prodhimi ynë ditor i nxjerrjes së naftës bruto të kalojë 10 mijë fuci në ditë", tha Abby Badëi President Bankers Petroleum Albania.
Deri më tani Bankers ka investuar në kërtkim dhe nxjerrje nafte 400 milion dollarë. Kompania zotëron 60 për qind të këtij tregu dhe që nga vitet kur ajo ka nisur aktivitetin e deri më sot sasia e nxjerrjes së naftës në vit është dyfishuar.
Adi Darsi