Në Tiranë ; Tre të arrestuar për prerje të paligjshme të pyjeve
Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke transportuar një sasi lënde drusore, ndërkohë që pas verifikimeve rezultoi se drurët ishin prerë në mënyrë të paligjshme në malin e Dajtit. Për këtë, tre persona janë vënë në prangat e policisë, ndërsa është sekuestruar dhe sasia e lëndës drusore. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga të dhëna zyrtare të policisë së Tiranës, sipas të cilave, në orët e para të ditës së djeshme, specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Pyjore Dega Tiranë realizuan sekuestrimin e 40 m3 lëndë drusore. Sakaq, në pranga janë vënë Shaqir Alçani, 47 vjeç lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, Xhevahir Murati, 25 vjeç lindur në Kukës dhe banues në Kamëz si dhe Besnik Alçani, 21 vjeç lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë. Policia tha se të sipërcituarit u arrestuan në flagrancë në vendin e quajtur Qafë Priskë, Komuna Dajt, gjatë kohës që po transportonin në mënyrë të jashtëligjshme 40m3 lëndë drusore (Trupa) për llogari të firmës “Alçani” sh.p.k.
Ndërkohë, nga verifikimet dhe veprimet hetimore për këtë rast të paligjshëm rezulton se dëmi ekonomik i shkaktuar është me një vlerë 2.400.000 lekë.
Grupi hetimor po vazhdon punën për verifikimin e dokumentacionit dhe të aktivitetit të plotë që ka ushtruar firma “Alçani” që prej 1 viti, kohë që ka filluar aktivitetin. Ndërsa policia ka bërë të ditur se materialet e përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprën penale të “prerjes së paligjshme të pyjeve” dhe “fshehje të të ardhurave”.