Ekstradimi ; Kthehet me pranga nga Italia autori i grabitjes me dhunë
Më shumë se një vit i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në bashkëpunim, Besnik Lani, 21 vjeç nga Durrësi, është ekstraduar gjatë orëve të vona të së premtes në Shqipëri pas arrestimit të tij në shtetin italian. Lajmi është bërë i ditur nga të dhëna zyrtare të Policisë së Shtetit një ditë më parë, sipas të cilave, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana rreth orës 20:00 të së premtes ekstradoi nga Milano, Itali, 21-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Besnik Hasan, nga Durrësi. Policia tha se Gjykata e Durrësit, me një vendimin të datës 28 shkurt të vitit 2007, e ka dënuar Nelin me 4 vjet e 8 muaj heqje lirie, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim. Për ngjarjen në fjalë, mësohet se në muajin prill të vitit 2006, Besnik Neli në bashkëpunim me Dritan Bocin dhe Fatjon Nasufin, kanë vjedhur disa materiale elektroshtëpiake në shtëpinë e shtetasit Shaban M. Këto materiale shtetasit e mësipërm i kanë vjedhur dhe më pas i kanë shitur për të siguruar të ardhura financiare. Menjëherë pas kryerjes së krimit, shtetasi Besnik Neli është larguar nga banesa e tij. Në bazë të Konventës Evropiane mbi Ekstradimin, është kryer ekstradimi nga Italia i të kërkuarit në mënyrë që të vuajë dënimin në vendin tonë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 21-vjeçari iu është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 21-vjeçari iu është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.