E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Shendetesia, nje deshtim

Levizja Socialiste per Integrim i kerkon qeverise qe ta trajtoje ceshtjen e shendetesise si nje emergjence te jashtezakonshme. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, gjate nje konference per shtyp tha se bllokimi i vazhdueshem i operacioneve si dhe mungesa kritike e barnave ne QSUT, ne spitalin me te rendesishem e me te specializuar ne vend, eshte nje nga ngjarjet me te renda qe po perjetojne qytetaret shqiptare. "Klientelizmi, korrupsioni, empirizmi dhe perballimi pa vizion i situates, si dhe mungesa e plote e bashkepunimit me eliten mjekesore per ndermarrjen e reformave realiste dhe me objektiva te qarta, kane krijuar nje hendek te jashtezakonshem ndermjet shendetesise dhe qytetareve", ka deklaruar Vasili. Per te, Kryeministri po komprometon rende veten duke bashkejetuar dhe bekuar korrupsionin galopant ne kete sektor e ku problemet me prokurimet e barnave te bera publike edhe raporti i Bankes boterore tregojne qarte te kunderten e asaj qe kryeministri thote cdo dite. "Kryeministri shqiptar eshte pergjegjesi kryesor per gjendjen e turpshme te sistemit shendetesor. Shendetesia eshte nje sektor gjigant dhe ne kontakt te vazhdueshem me mijra e mijra qytetare dhe cdo lloj demagogjie per suksese imagjinare bie ne cast ne toke perpara realitetit te mungesave te frikshme qe po i vene mjeket dhe personelin shendetesor ne teresi ne nje veshtiresi te patreguar", deklaroi Vasili. Sipas tij, Berisha duhet te pranoje publikisht perpara shqiptareve deshtimin e plote te tij me shendetesine si dhe ne vend te inaugurimeve te rrugeve ne komunat e Shqiperise t'i kthehet zyres dhe "te trajtoje shendetesine si nje emergjence te jashtezakonshme e cila po rreshqet rrezikshem drejt kaosit te plote dhe pakontrollueshmerise totale". Nderkohe qe Vasili ka kerkuar nga kryeministri te shpjegoje para shqiptareve se "kur do te marre fund kriza kombetare e furnizimit me barna e spitaleve shqiptare dhe se kur sektori i kontrollit sanitar dhe inspektoratet sanitare dhe e pidemilogjike do te marrin ne dore kontrollin e situates shendetesore dhe do te ndalet asimilimi dhe demontimi i autoritetit te tyre ligjor e shteteror".

Operacionet

"Bllokimi i vazhdueshem i operacioneve si dhe mungesa kritike e barnave dhe ne QSUT pra ne spitalin me te rendesishem dhe me te specializuar te vendit eshte nje nga ngjarjet me te renda dhe me te turpshme qe po perjetojne qytetaret shqiptar", tha Vasili.

Akuzat e ministres Godo

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, gjate nje raportimi ne Kuvend diten e hene, fajesoi per gjendjen e krijuar stafin e meparshem te kesaj ministrie dhe te QSUT-se. Ajo edhe njehere eshte shprehur se eshte abuzuar ne menyren me te rende me ilacet, teksa jane blere pa kriter, dhe ne kundershtim me nevojat, duke krijuar ne magazinat farmaceutike te spitaleve nje stok te forte, me nje vlere prej 26 milione eurosh. Por nuk ka qene ne te njejten gjatesi vale ish-ministri i Shendetesise, Ndoka, teksa ka mohuar akuzat. Nderkohe qe jane ngritur grupet e auditit per te gjitha qendrat spitalore te rretheve, ku pritet te evidentohet ne menyre reale masa e abuzimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›