E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama pranon dorëheqjen e Zamir Shtyllës, prokurorit të “Gërdecit”

Nga NOA

Kryeprokurorja, Ina Rama, ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e paraqitur nga prokurori Zamir Shtylla, duke e zëvendësuar me Sokol Stojanin. Rama e bëri dhe zyrtarisht nënshkrimin e vendimit të marrë pak orë pas dorëheqjes së Zamir Shtyllës.

Lajmi është konfirmuar pak më parë për agjencinë NOA, nga burimet zyrtare të Prokuroria e Përgjithshme, të cilat thanë se, Ina Rama e ka nënshkruar vendimin në orët e pasdites së sotme. Në vend të Shtyllës është emëruar Sokol Stojani. Ky i fundit do të jetë dhe drejtues i grupit të hetimit për çështjen e Gërdecit.

Shtylla paraqiti dorëheqjen dy ditë më parë, ndërkohë që dje është bërë zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›