Ina Rama "zbarkon" në Itali për krimin e organizuar
Prokurorja e Përgjithshme, Ina
Rama, po zhvillon një vizitë
treditore në Itali, për të takuar
drejtuesit më të lartë të Guardia di
Financa që pritet të sjellë dhe një
bashkëpunim më të ngushtë me shtetin
fqinj në luftën kundër krimit
financiar. Vizita vjen pas deklaratës
së zv/ministrit italian të Drejtësisë
në Shqipëri, se tashmë nuk janë më
problem klandestinët shqiptarë,
por teknikat që ata përdorin për të
fituar lejen e qëndrimit, duke falsifikuar
dokumentet. Madje, vizita me
përfaqësuesit e policisë italiane vjen
disa ditë pasi në vendin fqinj është
shkatërruar një bandë e mirorganizuar
e trafikut të drogës, madje shtetas
shqiptarë dyshohet se të
ardhurat kriminale i kanë investuar
në Shqipëri. Por zyrtarisht, zyra e
akuzës qendrore tha dje se
kryeprokurorja ka shkuar me ftesë
të komandantit gjeneral të Guardia
di Financa në Itali, Cosimo D‘Arrigo.
"Qëllimi i vizitës është pjesë e bashkëpunimit
në rritje me Guardia di
Financa në Itali në çdo fushë ku operon
kjo strukturë dhe për të goditur
krimin ekonomik e financiar ndërkombëtar.
Në këtë vizitë, delegacioni
shqiptar i Prokurorisë së Përgjithshme
është i përbashkët me atë të
Ministrisë së Financave. Në axhendë
janë planifikuar takime me
përfaqësues të lartë të Guardia di
Financa", thanë burimet zyrtare si
dhe do ketë diskutime konkrete për
çështje të ndryshme. Tashmë nuk
është më koincidencë, që kryeprokurorja
kryen vizita në shtetet perëndimore,
në momentin që këto të
fundit kanë arrestuar shtetas shqiptarë
super të kërkuar nga drejtësia
jonë. E njëjta situatë ishte edhe
disa javë më parë, kur kryeprokurorja
Ina Rama ka vizituar Londrën dy
ditë pasi ishte arrestuar Ilir Kumbaro,
i dyshuar si një nga ekzekutuesit
e shtetasit Remzi Hoxha. Kryeprokurorja
preferoi të udhëtojë personalisht
në drejtim të Anglisë, për
të marrë kontakte me drejtësinë e
këtij vendi, me qëllim bashkëpunimin
dypalësh në disa dosje tejet "të
nxehta" që po hetohen në Shqipëri.
Burime zyrtare nga akuza qendrore
thanë se vizita e numrit një të akuzës
shqiptare ishte kryer me ftesë të
homologut të saj anglez, Ken Mec-
Donald, i cili gjatë muajit maj të këtij
viti ishte në Tiranë, ku premtoi se do
të bënte çmos që prokuroria e vendit
të tij të kontribuontemaksimalisht
në vënien para përgjegjësisë të
disa elementëve kriminalë shqiptarë,
që kanë gjetur rezidencë
aty. Gjatë kësaj vizite, shefja e
akuzës shqiptare nuk humbi rastin
t‘i kërkonte, veç të tjerash, edhe
arrestimin e një personi, i cili kishte
Kryeprokurorja do të zhvillojë një vizitë treditore për teknikat që përdorin elementët kriminalë shqiptarë
më shumë se një dekadë që kërkohej
për t‘u vënë në bankën e të akuzuarve
për një çështje mjaft delikate
dhe të bujshme, si ajo e zhdukjes
së Remzi Hoxhës. Identiteti
i rremë që përdorte kishte bërë
që ai të "fshihej" mes mijëra emigrantëve
shqiptarë që zbarkuan
në ishullin britanik në gjysmën e
dytë të viteve ‘90-të.
Në lidhje me vizitën në Itali, akuza
qendrore pohoi se përveç takimit
me komandantin e Guardia di Financa,
gjeneral Cosimo D‘Arrigo,
janë planifikuar takime me gjeneralin
Nino Di Paulo dhe me komandantin
e Repartit të 2-të (të marrëdhënieve
ndërkombëtare) të
Guardia di Financa, gjeneral brigade
Renato Maria Russo. "Në këto
takime pritet të diskutohen edhe
çështje për trajnime të përbashkëta
ekonomike dhe për luftën
kundër krimit financiar. Gjatë qëndrimit
në Romë janë planifikuar vizita
në disa reparte të Guardia di Financa,
ku do të prezantohen teknikat
hetuese që përdoren nga kjo
forcë për krimin e organizuar,
pastrimin e parave dhe trafiqeve të
paligjshme", tha prokuroria.
Rama, po zhvillon një vizitë
treditore në Itali, për të takuar
drejtuesit më të lartë të Guardia di
Financa që pritet të sjellë dhe një
bashkëpunim më të ngushtë me shtetin
fqinj në luftën kundër krimit
financiar. Vizita vjen pas deklaratës
së zv/ministrit italian të Drejtësisë
në Shqipëri, se tashmë nuk janë më
problem klandestinët shqiptarë,
por teknikat që ata përdorin për të
fituar lejen e qëndrimit, duke falsifikuar
dokumentet. Madje, vizita me
përfaqësuesit e policisë italiane vjen
disa ditë pasi në vendin fqinj është
shkatërruar një bandë e mirorganizuar
e trafikut të drogës, madje shtetas
shqiptarë dyshohet se të
ardhurat kriminale i kanë investuar
në Shqipëri. Por zyrtarisht, zyra e
akuzës qendrore tha dje se
kryeprokurorja ka shkuar me ftesë
të komandantit gjeneral të Guardia
di Financa në Itali, Cosimo D‘Arrigo.
"Qëllimi i vizitës është pjesë e bashkëpunimit
në rritje me Guardia di
Financa në Itali në çdo fushë ku operon
kjo strukturë dhe për të goditur
krimin ekonomik e financiar ndërkombëtar.
Në këtë vizitë, delegacioni
shqiptar i Prokurorisë së Përgjithshme
është i përbashkët me atë të
Ministrisë së Financave. Në axhendë
janë planifikuar takime me
përfaqësues të lartë të Guardia di
Financa", thanë burimet zyrtare si
dhe do ketë diskutime konkrete për
çështje të ndryshme. Tashmë nuk
është më koincidencë, që kryeprokurorja
kryen vizita në shtetet perëndimore,
në momentin që këto të
fundit kanë arrestuar shtetas shqiptarë
super të kërkuar nga drejtësia
jonë. E njëjta situatë ishte edhe
disa javë më parë, kur kryeprokurorja
Ina Rama ka vizituar Londrën dy
ditë pasi ishte arrestuar Ilir Kumbaro,
i dyshuar si një nga ekzekutuesit
e shtetasit Remzi Hoxha. Kryeprokurorja
preferoi të udhëtojë personalisht
në drejtim të Anglisë, për
të marrë kontakte me drejtësinë e
këtij vendi, me qëllim bashkëpunimin
dypalësh në disa dosje tejet "të
nxehta" që po hetohen në Shqipëri.
Burime zyrtare nga akuza qendrore
thanë se vizita e numrit një të akuzës
shqiptare ishte kryer me ftesë të
homologut të saj anglez, Ken Mec-
Donald, i cili gjatë muajit maj të këtij
viti ishte në Tiranë, ku premtoi se do
të bënte çmos që prokuroria e vendit
të tij të kontribuontemaksimalisht
në vënien para përgjegjësisë të
disa elementëve kriminalë shqiptarë,
që kanë gjetur rezidencë
aty. Gjatë kësaj vizite, shefja e
akuzës shqiptare nuk humbi rastin
t‘i kërkonte, veç të tjerash, edhe
arrestimin e një personi, i cili kishte
Kryeprokurorja do të zhvillojë një vizitë treditore për teknikat që përdorin elementët kriminalë shqiptarë
më shumë se një dekadë që kërkohej
për t‘u vënë në bankën e të akuzuarve
për një çështje mjaft delikate
dhe të bujshme, si ajo e zhdukjes
së Remzi Hoxhës. Identiteti
i rremë që përdorte kishte bërë
që ai të "fshihej" mes mijëra emigrantëve
shqiptarë që zbarkuan
në ishullin britanik në gjysmën e
dytë të viteve ‘90-të.
Në lidhje me vizitën në Itali, akuza
qendrore pohoi se përveç takimit
me komandantin e Guardia di Financa,
gjeneral Cosimo D‘Arrigo,
janë planifikuar takime me gjeneralin
Nino Di Paulo dhe me komandantin
e Repartit të 2-të (të marrëdhënieve
ndërkombëtare) të
Guardia di Financa, gjeneral brigade
Renato Maria Russo. "Në këto
takime pritet të diskutohen edhe
çështje për trajnime të përbashkëta
ekonomike dhe për luftën
kundër krimit financiar. Gjatë qëndrimit
në Romë janë planifikuar vizita
në disa reparte të Guardia di Financa,
ku do të prezantohen teknikat
hetuese që përdoren nga kjo
forcë për krimin e organizuar,
pastrimin e parave dhe trafiqeve të
paligjshme", tha prokuroria.