Shpresa e miliarda vetëve: Një Amerikë më pak arrogante
Bota është fiksuar dje pas
ekranit në ngjarjen e madhe
historike të zgjedhjeve
amerikane, të frymëzuara si nga
Barak Obama, ashtu edhe nga
gjendja e çlirimit që të përçon
ikja e administratës "Bush" pas
tetë vitesh nga Shtëpia e Bardhë.
Nga Berlini në qytetin e vogël japonez
me emrin Obama, i gjithë
globi po feston fillimin e ri për
Amerikën. Në Gjermani, mbi 200
mijë vetë, u mblodhën këtë verë
në sheshin kryesor të Berlinit,
për të parë Obamën dhe për të
dëgjuar fjalimin e tij për botën
e re, pa mure e dasi. Në shumë
qytete e kryeqytete të Evropës,
qindra mijëra vetë janë bërë gati
për të festuar rezultatin e zgjedhjeve
që do të kenë një ndikim
të madh edhe përtej brigjeve
amerikane. Një ndër qytetet ku
pritet të festohet më shumë është
edhe Parisi, me një "megaparty"
gjigante që titullohet "Goodbye
George". Sipas një analisti evropian,
Amerika po zgjedh presidentin
e saj, ndërsa për shumë
evropianë ajo po zgjedh liderin e
ri të botës. Ndryshimet janë pjesë
e kësaj bote të re, duke filluar që
nga ekstremistët islamikë e deri
te shtetet që po rilindin fuqishëm
si Rusia, Kina, India, Pakistani
etj. Në pjesën më të madhe
të botës islamike, myslimanët
shprehën shpresën se Shtetet e
Bashkuara në të ardhmen do të
kërkojnë kompromisin në vend
të konfliktit. Administrata e Bushit
i largoi myslimanët, duke i
konsideruar shpesh si terroristë,
apo mbështetës të terrorizmit
dhe u shkeli të drejtat njerëzore
një pjese të madhe prej tyre.
"Shpresoj se Obama do të fitojë,
sepse bota ka nevojë të shohë
një president që ka një sjellje më
kozmopolitane dhe universale",
deklaroi ministri i Jashtëm i
Malajzisë. Liderët izraelitë që i
konsiderojnë Shtetet e Bashkuara
si aleatët e tyre më të afërt nuk
kanë bërë të ditur hapur asnjë
preferencë të tyren, por privatisht
ata kanë shprehur shqetësim për
Obamën. Kryeministri britanik
Braun, në një mbledhje refuzoi
të shprehte preferencën e tij,
por u shpreh se, pavarësisht nga
fitimtari, fushata 22- mujore do
të mbetej pjesë e historisë së
Shteteve të Bashkuara. Për shumë
evropianë, fitorja e Obamës
është edhe një mënyrë ndjese e
amerikanëve për të shkuarën e
saj, për skllavërinë dhe Obama
do të ishte treguesi më i mirë i
ndërrimit të faqes së historisë.
Në Kenia, vendlindja e babait të
Obamës, njerëzit e kanë kaluar
ditën e djeshme në lutje. Banorët
e këtij vendi afrikan e dinë se
ardhja e Obamës në pushtet nuk
do t‘ua ndryshojë shumë jetën,
por ajo do të jetë një shpresë më
shumë.
ekranit në ngjarjen e madhe
historike të zgjedhjeve
amerikane, të frymëzuara si nga
Barak Obama, ashtu edhe nga
gjendja e çlirimit që të përçon
ikja e administratës "Bush" pas
tetë vitesh nga Shtëpia e Bardhë.
Nga Berlini në qytetin e vogël japonez
me emrin Obama, i gjithë
globi po feston fillimin e ri për
Amerikën. Në Gjermani, mbi 200
mijë vetë, u mblodhën këtë verë
në sheshin kryesor të Berlinit,
për të parë Obamën dhe për të
dëgjuar fjalimin e tij për botën
e re, pa mure e dasi. Në shumë
qytete e kryeqytete të Evropës,
qindra mijëra vetë janë bërë gati
për të festuar rezultatin e zgjedhjeve
që do të kenë një ndikim
të madh edhe përtej brigjeve
amerikane. Një ndër qytetet ku
pritet të festohet më shumë është
edhe Parisi, me një "megaparty"
gjigante që titullohet "Goodbye
George". Sipas një analisti evropian,
Amerika po zgjedh presidentin
e saj, ndërsa për shumë
evropianë ajo po zgjedh liderin e
ri të botës. Ndryshimet janë pjesë
e kësaj bote të re, duke filluar që
nga ekstremistët islamikë e deri
te shtetet që po rilindin fuqishëm
si Rusia, Kina, India, Pakistani
etj. Në pjesën më të madhe
të botës islamike, myslimanët
shprehën shpresën se Shtetet e
Bashkuara në të ardhmen do të
kërkojnë kompromisin në vend
të konfliktit. Administrata e Bushit
i largoi myslimanët, duke i
konsideruar shpesh si terroristë,
apo mbështetës të terrorizmit
dhe u shkeli të drejtat njerëzore
një pjese të madhe prej tyre.
"Shpresoj se Obama do të fitojë,
sepse bota ka nevojë të shohë
një president që ka një sjellje më
kozmopolitane dhe universale",
deklaroi ministri i Jashtëm i
Malajzisë. Liderët izraelitë që i
konsiderojnë Shtetet e Bashkuara
si aleatët e tyre më të afërt nuk
kanë bërë të ditur hapur asnjë
preferencë të tyren, por privatisht
ata kanë shprehur shqetësim për
Obamën. Kryeministri britanik
Braun, në një mbledhje refuzoi
të shprehte preferencën e tij,
por u shpreh se, pavarësisht nga
fitimtari, fushata 22- mujore do
të mbetej pjesë e historisë së
Shteteve të Bashkuara. Për shumë
evropianë, fitorja e Obamës
është edhe një mënyrë ndjese e
amerikanëve për të shkuarën e
saj, për skllavërinë dhe Obama
do të ishte treguesi më i mirë i
ndërrimit të faqes së historisë.
Në Kenia, vendlindja e babait të
Obamës, njerëzit e kanë kaluar
ditën e djeshme në lutje. Banorët
e këtij vendi afrikan e dinë se
ardhja e Obamës në pushtet nuk
do t‘ua ndryshojë shumë jetën,
por ajo do të jetë një shpresë më
shumë.