E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama drejt Shtepise se Bardhe

Vala e madhe e kundërshtisë
ndaj politikës
8-vjeçare të Presidentit
Bush mund t‘i çojë
demokratët drejt një fitoreje
historike. Fitorja e pahasur që
prej dekadash, është parathënë
edhe nga rezultatet e para të votimeve.
Nëse kandidati demokrat,
Obama, do të fitojë, Kongresit
të ri që do të mblidhet në janar,
do t‘i duhet të marrë vendim për
zbatimin e një liste të gjatë me
premtime zgjedhore. Demokratët
që kontrollojnë Senatin, aktualisht
51-49, dhe Kongresin 235-199,
janë zotuar të tërheqin trupat
amerikane nga Iraku, të rishohin
sistemin e taksave të vendosura
nga Bushi që favorizonte të pasurit
dhe të nxjerrë vendin nga kriza
më e rëndë financiare që nga
vitet e Depresionit të Madh. Ata
shpresojnë që të fitojnë mjaftueshëm
në Senat për të mos pasur
probleme me republikanët për
aprovimin ligjeve të reja. Në rast
se fiton MekKeini, demokratëve
u duhet të bëjnë kompromis me
të ose të përballen me veton e tij
veçanërisht në çështjen e taksave
dhe atë të luftës në Irak. Demokratët
kanë kontrollin e Kongresit
që nga viti 2006, por republikanët
bllokuan pjesën më të madhe të
axhendës së tyre. Republikanët
që votojnë për në Kongres janë
dëmtuar nga politika e dobët e
Bushit dhe paaftësia e MekKeinit
për të krijuar mbështetës në
shtetet që kanë mbështetur tradicionalisht
republikanët. Sipas një
zyrtari të lartë republikan, fitorja
për ta është shumë e vështirë me
një president që ka mbështetjen
e vetëm 25% të popullsisë, dy
luftëra të dështuara në kurriz dhe
krizën më të madhe ekonomike
në vend që prej dhjetëvjeçarësh.
"Kur njerëzit mendojnë për Partinë
Republikane, atyre u del përpara
fytyra e Bushit dhe inatosen
menjëherë dhe ky është një realitet
me të cilin duhet të përballen
të gjithë kandidatët republikanë",
ka deklaruar ai. Veç zgjedhjeve
presidenciale, dje është votuar
edhe për Kongresin, një të tretën
e Senatit dhe për guvernatorët
e disa shteteve. Njerëzit kanë
votuar edhe për iniciativa të tilla
si martesa brenda të njëjtit seks,
aborti dhe të drejtat e kafshëve.

Sondazhet

Para fillimit të votimeve dje në Shtetet e Bashkuara, sondazhi i fundit i gazetës "USA Today" dhe organizatës "Gallup", tregon se senatori Obama është 11 për qind në avantazh ndaj senatorit MekKein, 53 me 42 për qind. Një sondazh i kanalit televiziv NBC dhe gazetës "Wall Street Journal" i jep senatorit Obama 8 për qind avantazh. Disa organizata kanë parashikuar se zoti Obama i ka tejkaluar 270 votat elektorale nga totali prej 538, që i duhen për të siguruar fitoren. Por ndoshta brenda disa orësh, do të mësohet se kujt ia ka dhënë shumicën e votave Amerika në këto zgjedhje presidenciale.

Soft neës

Votojnë dy astronautët

që nuk ndodhen në Tokë

Dy astronautët amerikanë, të cilët ndodhen në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), që gjendet 354 kilometra larg Tokës, votuan dje për zgjedhjet presidenciale amerikane, si edhe nxitën qytetarët të shkonin në kutitë e votimit, sipas një ritransmetimi të televizionit të NASA-s.

Obama: Nuk e di se për

kë ka votuar ime shoqe

"Ime shoqe harxhoi shumë kohë. Duhet të kontrolloj se për cilin ka votuar", tha me shaka kandidati presidencial Obama, për gazetarët, pak para se të nisej në Indiana, pasi votoi i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat, në një qendër votimi pranë shtëpisë së tij në Çikago.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›